E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket e mitura greke me te dashurin shqiptar

Kavala-Nje 15-vjecare greke eshte zhdukur ne rrethana ende te paqarta, duke vene ne alarm policine vendase, pas denoncimit te familjes se saj. Burime te policise njoftuan se, dyshohet qe vajza eshte larguar se bashku me nje djale shqiptar, me te cilin dyshohet se kishte lidhje dashurie. Galina Martidu, e njohur me nofken "Keli", lindur ne Kavala dhe banuese ne Neo Zigo te rajonit Kavala, rezulton e zhdukur qe prej dates 9 tetor 2009, se bashku me nje shqiptar, konfirmuan burime te policise greke. Vajza e mitur, Galina Martidu, kishte nje lidhje intime prej disa muajsh me shqiptarin, nje 26 vjecar te cilit i dihet vetem emri, Landi dhe per te cilin nuk ekzistojne te dhena legale prane autoriteteve perkatese ne Greqi. Policia ne baze edhe te deshmive, dyshon se vajza eshte larguar se bashku me Landin 26-vjecar, por nuk dihet ende se ne cilin vend ndodhen ata. Ka dyshime se ata mund te jene larguar per ne Athine, por policia nuk perjashton edhe mundesine e largimit per ne Shqiperi.Galina Martidu, njihet nga banoret e Kavales me nofken "Keli", ka floke te verdhe, eshte e gjate 1.65 m, ka sy ngjyre geshtenje dhe peshon 58 kilograme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›