E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomati Ettore Sequi eshte ambasadori i ri i BE-se ne Shqiperi

Ettore Sequi eshte emeruar ambasador i Bashkimit Evropian ne Shqiperi menjehere pas largimit te gjermanit Helmut Lohan.


Shefja e politikes se jashtme ne BE Catherine Ashton shpalli sot emerimet e ambasadoreve te BE per 25 vende pershire dhe vendin tone.


Ne njoftimin per emerimet Ashton tha se kam caktuar ne keto poste njerezit me te mire te cilet premtojne nje pune te drejte. Ajo tha se ka respektuar balancen gjinore dhe gjeografike si nje kerkese kryesore e shteteve anetare dhe Parlamentit Evropian.


Ettore Sequi njihet si diplomat karriere emerimet e tij te fundit kane qene ne Afganistan si ambasador dhe se fundi si i derguari special i Bashkimit Evropian ne Kabul. Diplomati 54 vjecar rikthehet ne Shqiperi pas disa vitesh pasi mes viteve 2000-2004 ai ka qene pjese e misioni diplomatik te Ambasades Italiane ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›