Meta Vijon komunikimi me Priftin se shpejti takimi

Ministri i Jashtem ne ikje Ilir Meta pershendeti sot raportin perfundimtar te Komisionit Evropian qe vlereson se Shqiperia ka shenuar progres te mire ne permbushjen e 3 kushteve te mbetura per procesin e liberalizimit te vizave.
Vendimi eshte shtyse per punen e metejshme tha Meta duke shprehur besim qe vetem pak kohe e ndan Shqiperine nga vendimi historik per levizjen e lire te qytetareve ne zonen Shengen.
Ne nje konference per media Meta pranoi se ka patur nje komunikim shoqeror me ministrin tjeter ne ikje Dritan Prifti njekohesisht deputet i Levizjes Socialiste per Integrim.
Une e kam inkurajuar qe cdo material qe ka te beje me kercenimin ta coje ne prokurori dhe institucionet e ligjit. Ne kete vend nuk duhet kercenuar asnje minister deputet apo qytetar i thjeshte tha Meta duke konfirmuar nder te tjera se do te takoje Priftin se shpejti.