E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Pres takimin me Priftin per kercenimet ti drejtohet Prokurorise

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta ka konfirmuar se ka pasur kontakte me zotin Dritan Prifti madje se priste me shume dashuri nje takim me te. Kreu i LSI-se theksoi se si per kercenimet ashtu edhe per akuzat ndaj Priftit pergjigjja e vetme eshte drejtesia.
Kam pasur komunikim konstruktiv me zotin Prifti. E kam inkurajuar qe cdo kercenim apo material qe mund te perbeje prove per kercenim tia coje prokurorise dhe te bashkepunoje me institucionet e ligjit.Askush nuk duhet ti beje kercenime qofte ministrit qofte nje qytetari te thjeshte. Une pres me shume dashuri takimin me Priftin tha Meta.
Ai pohoi se edhe per akuzat e PS-se per ministrin duhet pritur pergjigje nga ana e drejtesie.
Ne deklarataen per media ministri i Jashtem Meta foli edhe per raportin e KE-se per vizat. Ai tha se raporti vlereson se eshte koha reale per heqjen e vizave per Shqiperine.
Vendimi eshte shtyse per pune me te mire. Vleresimi tregon se ka baze te qendrueshme per rezultate me te mira per te kthyer Shqiperine ne vend te sigurt. Ne mbetemi te perkushtuar te luftojme krimin e organizuar dhe korrupsionin tha ministri.
Zoti Meta shprehu mirenjohje per BE-ne dhe PE-ne qe kane mbeshtetur fuqishem te ardhmen evropiane te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›