E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti reagon Me shkarkuan klanet brenda LSI-se



Vetem nje dite pas shkarkimit nga posti i ministrit te Ekonomise ka reaguar dje Dritan Prifti i cili ka deklaruar se eshte shkarkuar nga klanet brenda LSI-se. Megjithate Prifti ka bere te ditur se do te vazhdoje te kontribuoje brenda koalicionit qeverises si deputet. Ai gjithashtu tha se do ti kerkoje nje takim kreut te LSI-se Ilir Meta te cilit do ti kerkoje arsyet e shkarkimit. Nder te tjera Prifti beri te ditur se ka pasur mjaft presion gjate qendrimit te tij ne detyren e ministrit te Ekonomise per te cilat ka bere padi ne prokurori. Me tej ai shpreh falenderime te vecanta per kryeministrin Berisha per besimin qe i dha dhe per bashkepunimin me shume se 1-vjecar ne qeveri. Ndersa shprehu urime per Meten qe do te marre postin e tij Prifti tha se ministri i ri do te njihet me arritjet e shumta qe ka shenuar ekonomia dhe energjetika shqiptare nen drejtimin e tij.
Klanet
Duke iu referuar mbledhjes se nje dite me pare te Kryesise se LSI-se Prifti u shpreh se vendimi per shkarkimin e tij eshte marre ne nje dite kur ai po varroste gjyshen e tij dhe se kerkesa e tij per shtyrjen e mbledhjes nuk eshte marre ne konsiderate. Po keshtu Prifti hedh akuza ndaj Luan Rames dhe Spartak Brahos. Sigurisht qe per te qene i sinqerte me ju ka disa gjera qe nuk me pelqyen. Nuk me pelqeu qe kur une dje varrosja gjyshen time Kryesia e LSI-se nuk priti qe une te isha i pranishem ne mbledhjen ku diskutoheshin keto gjera. Jo se do te ndryshonte dicka por eshte thjesht njerezore. Une kerkova shtyrjen e mbledhjes ndoshta per ne darke pas varrimit por kjo nuk u realizua. Ketu e kam nje qejf mbetje. Dje gjate mbledhjes se Kryesise se LSI-se zoti Luan Rama qe eshte dhe sekretar i Pergjithshem ka bere disa deklarata qe do ta shohim ne se si do te perfundoje hetimi i pasurise se zotit Priftit qe me ben mua te kuptoj se ndoshta ka nje nxitje dhe nga partia ime. Dje ne mbledhjen e Kryesise zoti Spartak Braho sdua te bej komente per te si prokuror i kohes se Enverit etj. apo si njeri qe diten e votimit ne zgjedhjet e kaluara mbylli celularin dhe u zhduk kater dite dhe i shiti votat ne Lushnje ka thene se klani i Priftit ne LSI eshte shume i madh dhe ne duhet ta crrenjosim- eshte shprehur Prifti.
Vendimi
Persa i perket pyetjes nese ai do te vazhdoje te jete deputet i LSI-se Prifti u shpreh se ai deshiron te kontribuoje per LSI-ne porse vendimin do ta marre pas takimit me Ilir Meten. Une deshiroj te vazhdoj te kontribuoj ne Levizjen Socialiste per Integrim. Sigurisht ne ditet e ardhshme do ti kerkoj nje takim zotit Meta ku te diskutojme me njeri-tjetrin. Ai te me thote cfare mendimi ka per te ardhmen dhe une te diskutoj se si mundet te strukturohet nje e ardhme e perbashket me tej - eshte shprehur Prifti ndersa shtoi se askush nuk duhet ta kete merak te ardhmen e tij politike pasi ka shume alternativa perpara.

Presioni
Edhe kryeministri deklaroi dje se ka pasur mbi 6 muaj kerkese per te liruar vendin tim si minister. Kur presioni per detyren time eshte bere edhe mbi kryeministrin imagjinojeni presionin qe eshte bere mbi mua. Por presionin e kam perballuar me sukses. Nuk kam bere asgje qe nuk e lejonte ligji. Per fat te mire nuk jam kritikuar nga pozita apo opozita per asnje firme qe kam hedhur. Opozita me ka sulmuar vetem per nje deklarim pasurie qe une e deklarova vete dhe disa aksione qe kam shitur kur u bera minister per te qene korrekt me ligjin e konfliktit te interesit - eshte shprehur Prifti.

Angazhimi
Nese dikush mendon se me largimin tim nga minister une u dekurajova dhe u theva ne shpirt i pergjigjem me sinqeritet do te jem dhe me aktiv se me pare ne politike. Une do te vazhdoj te sherbej ne Parlament do te vazhdoj ti rri prane elektoratit tim qe me ka votuar me shumice edhe pse nga nje parti e vogel. Do te qendroj ne mbeshtetje te koalicionit qeverises. Kur vendosa te bashkoja voten time te majte me Sali Berishen afro nje vit me pare mendova vetem per integrimin e vendit per te kontribuar per heqjen e vizave te shqiptareve dhe zhvillimin tone me te shpejte - eshte shprehur Prifti.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›