E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kërkon punëtorë

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 17:00

Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Agjencitë e punës duan të harmonizojnë kërkesën dhe ofertën, por po hasin në rezistencë.

"Nuk ka mungesë punonjësish të kualifikuar në Gjermani".

Ky ishte vetëm një reagim i një lexuesi ndaj një artikulli online të publikuar nga "Suddeutsche Zeitung". "Firmat ankohen për situatën e vështirë, që ato e kanë krijuar vetë.

Nëse viziton agjencitë e ndërmjetësimit të punës, firmat me siguri do të takojnë atje ish-punonjës të tyre, përgjigjet një tjetër lexues.

Shumë gazeta gjermane kanë njoftuar, se Agjencia e Punës është duke bërë reklamë intensive për tërheqjen e emigrantëve të kualifikuar, kryesisht nga Spanja dhe nga vendet e krizës, Portugalia dhe Greqia.

Qendra për Ndërmjetësimin e Ekspertëve nga jashtë (ZAV), që vepron në kuadër të Agjencisë Federale të Punës, prej gati dy dekadash ndërmjetëson për punësimin e ekspertëve përtej kufijve.

Ndonëse më parë janë ndërmjetësuar kryesisht ekspertë gjermanë për tregun jashtë vendit, tani kahu ka ndryshuar. Ekspertë nga jashtë nevojiten në Gjermani.

Reagimi tek gjermanët është në përgjithësi i tillë: Ne nuk duam.

E kjo vlen jo vetëm për reagimet në internet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›