Diplomohen studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e diplomimit. Vlerëson UAMD si një universitet cilësor. Thekson se qeveria po bën çdo përpjekje të mbështesë universitetet, por mbështetja më kryesore, mbështetja e parë dhe më përcaktuese do të jetë autonomia e tyre
Durrës, 16 Korrik 2010 NOA/ Eglantina Nasi - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit, të brezit të dytë, të studentëve të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës. Së bashku me kryeministrin, në këtë aktivitet ishin të pranishëm rektori i UAMD-se, prof. dr. Agim Kukeli, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, drejtues të universitetit, pedagogë, studentë, familjarë, etj.
Gjatë kësaj ceremonie u diplomuan me Diplomë të nivelit të parë dhe Diplomë, 442 studentë të degëve të ndryshme. Në katër vite në këtë universitet kanë studiuar 4500 studentë, ndërsa gjatë vitit akademik 2009- 2010 janë hapur programe të reja studimi, duke kompletuar në këtë mënyrë profilin akademik të universitetit.
Duke përshëndetur ceremoninë, Berisha shprehu kënaqësinë dhe nderimin e veçantë, që ishte pjesëmarrës, në këtë ditë të shënuar, në jetën e çdo studenti.
Fillimisht ai pohoi se Kjo është një ditë e madhe për Durrësin. Ky qytet mijëra vjeçar nuk ka qenë kurrë më i bukur se sot që diplomon kaq shumë djem dhe vajza të tij në universitetin e tij të mrekullueshëm.
Kurse shtoi: Ndaj dhe unë duke ju përgëzuar ju, familjet tuaja, për mbështetjen që ju kanë dhënë, dua tu shpreh një falënderim dhe premtim të madh pedagogëve, dekanëve, rektorëve të universitet të Durrësit, por edhe të mbarë universiteteve të vendit.
Dita e diplomimit është dita e kurorës të njërës prej ëndrrave më të bukura tuajat, por edhe të prindërve tuaj. Ju shndërroni në realitet njërin nga projektet më madhore dhe shënoni një fillim të ri, të madh për veten, familjen, Durrësin dhe mbarë shoqërinë. u shpreh Kryeministri.
Duke vlerësuar progresin e këtij universiteti, në vite, Kryeministri theksoi se zhvillimi i vrullshëm i arsimit universitar shtron si emergjencë, reformimin e tij në vazhdimësi.
Në këtë kontekst, kryeministri garantoi se qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për autonominë e universiteteve.
Historia e qytetërimit ka faktuar se universitetet kanë përmbushur misionin e tyre të zhvillimit të kombeve, vendeve, vetëm e vetëm kur ato kanë patur të garantuar pavarësinë e tyre. tha kryeministri.
e.n/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")