E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomohet gjenerata e 42-të e policisë së Kosovës

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42-të kadetëve të policisë së Kosovës.
 

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se policët e sapo diplomuar do të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
 

Ai paralajmëroi se tashmë gjeneratat e reja të policisë do të trajnohen me një koncept të ri. “Tani e tutje gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës do të trajnohen me një koncept më të avancuar”, tha ministri Rexhepi.
 

Ndërsa drejtori i policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, tha se institucionet e zbatimit të ligjit nuk duhet lejuar të jenë mbi ligjin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›