MASH: Nxënësit nuk do të zhvendosen nga shkolla

Ministria e arsimit hedh poshtë vendimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale për zhvendosjen e nxënësve nga shkolla “Servet Maçi”, “Konferenca e Pezës” dhe “Hasan Tasini”, në shkolla të tjera të kryeqytetit. Pas reagimeve të ashpra të prindërve në këto tre shkolla për mos lëvizjen e fëmijëve të tyre, Ministria e Arsimit zyrtarisht jep vendimin e saj.
Sipas këtij inistiucioni, asnjë nxënës nuk do të lëvizë në ambjente të tjera të shkollës pa dëshirën e tyre dhe të prindërve. Drejtori i arsimit parauniveristar në Ministrinë e Arsimit Fatmir Vejsiu sqaron se Ministria e Arsimit është i vetmi institucion që mund të marrë vendime të kësaj natyre, dhe jo drejtoria arsimore rajonale.
Pavarëisht kësaj, çështja edhe një herë mbetet e hapur, pasi Vejsiu tha se do të vazhdojnë bisedimet mes mësuesve dhe prindërve deri në një vendimi zyrtar.