Disa pyetje për gratë e këtij vendi
Nga Kristi Pinderi
Në një njoftim për median, një organizatë që punon për të drejtat e fëmijëve, të grave, të të rinjve në politikë dhe për të drejtat e komunitetit LGBT (CRCA), bënte të ditur se sot, në ditën ndërkombëtare të gruas do të zhvillojë një manifestim para Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të kuotës me filozofinë 1 në 3 kandidat në listat politike, të jetë femër. Kërkesa në fjalë, është e drejtë, por e pamjaftueshme. Duke patur përvojë jetësore dhe pune pranë organizatave të shoqërisë civile, besoj se jo vetëm që është e pamjaftueshme, por është edhe një taktikë tru-shpëlarëse e tipit: bëjmë sikur luftojmë për një kauzë, e cila, në të vërtetë, nuk e avancon fare kauzën e gruas në Shqipëri! Por avancon ndjeshëm ama, financat apo llogaritë bankare të ndonjë organizate pa fizionomi të qartë, që e nis punën me fëmijët, kalon te gratë, e përfundon te LGBT, duke mos zgjidhur asnjë problem, të asnjë prej komuniteteve të mësipërme.
Pyetja 100 milionëshe që duhet të shtrohet sot, më 8 mars të vitit 2012, është kjo: pse përpjekjet për të drejtat e grave, si kauzë, nuk kanë arritur të zgjidhin në mos të gjitha, shumicën e problemeve mesjetare me të cilat përballen mbi 50 përqind e popullsisë shqiptare në këtë vend? (Kjo është statistikë e CENSUS-it të fundit). Jo se nuk ka gra tërë dinjitet që të kenë luftuar sinqerisht këto 20 vitet e fundit për këtë. Ka shumë gra të tilla, personalitete të sferës publike në Shqipëri. Shumë më tepër janë edhe gratë që kanë luftuar dhe luftojnë në heshtje, si heroina, kundër përditshmërisë së tyre. Për këtë luftë të përditshme të tyre ne ose nuk marrim vesh asnjëherë ndonjë informacion, ose e dëgjojmë në formën e lajmit të kronikës së zezë, kur këto heroina (nënat, motrat, gratë, gjyshet tona) dalin me foto në televizion si agresore ndaj burrave (shenjë që tregon se ka vajtur aty ku smban më), ose, në më të shumtën e rasteve, si viktima të krimit në familje…
Sot, dua ti drejtohem publikisht këtyre zonjave të nderuara (renditja nuk ka rëndësi): Delinës, Eglantinës, Vjollcës, Vasilikës, Oltës, Elisës, Lajlës, Irmës, Luizës, Raimondës, Valentinës, Irisit, Mirelës, Sevimit, Merit, Kozarës, Monikës, Elvirës, Elsës, Artës, Ermirës, Mimit, Aurelës, e të tjera grave nga të cilat ne të gjithë presim diçka, jo detyrimisht ndonjë mrekulli. Dhe i pyes: Pse nuk ka në Shqipëri një lëvizje me tiparet e mirëfillta të një feminizmi? Pse akoma ka donatorë dhe pastaj meshkuj drejtorë organizatash që luftojnë akoma për 30 përqindësha, me instrumente të tipit: tryeza të rrumbullakëta, takime informuese apo dokrra të tjera të këtij tipi? Pse në vitin 2012 në Shqipëri, 80 përqind e punës së gruas është e papaguar?
Ka një argument shumë malinj, ndonëse të sofistikuar sot, që spikat pohime nga nënat e moshuara që thonë: Po dhe këto gratë e sotme, sa shumë ankohen, në kohën tonë rrisnim nga 8 fëmijë, pa frigorifer e pa lavatriçe në shtëpi e nuk pipëtinim një fjalë, sot këto nuset i kanë të gjitha e prapë ankohen. Si ka mundësi që nuk del sot dikush me autoritet publik dhe mundësi intelektuale të na shpjegojë me fakte, me punë kërkimore dhe me metoda shkencore që ne në këto qindra e mijëra vjet, i paskemi shndërruar gratë në burra të përulur, nga ata që bëjnë gjithçka kur skanë çbëjnë tjetër dhe nuk ankohen? Si ka mundësi që nuk na përshkruan dikush se sa pak i njohim ne gjyshet tona, sa pak ua dimë historinë, ama sa shumë i respektojnë kur pa të keq, na thonë se nuk paskan jetuar, por paskan sakrifikuar jetët e tyre, e ne në vend të reflektojmë, nisim e shajmë verbërisht, këto nuset e sotme?
Si ka mundësi, zonja të nderuara, që në Shqipëri nuk rezulton të ketë ndodhur asnjë grevë urie, apo ndonjë formë tjetër proteste e inicuar nga gratë, për të drejtat e përditshme të tyre? Kaq mirë jetojnë ato në Shqipëri?
Si ka mundësi që ka organizata për të drejtat e njeriut që në ditën e 8 marsit, shkojnë dhe u mësojnë grave rome si të gatuajnë, por nuk gjen askënd që të mendojë si tu mësojë shkrim e këndim, për shembull, apo (mos e dhëntë, sipas tyre!) të mësojnë si të navigojnë në internet?
Le që, pa folur për gratë e komunitetit rom, më thoni ju lutem, pse nuk ndodh ndonjëherë që gra të pushtetshme si ju, sa herë kanë nevojë për punë sekretarie në zyrë, nuk bëjnë asnjëherë ndonjë njoftim të tipit: kërkohet një mashkull i ri, që të punojë 8 orë në ditë në paradhomën e drejtoreshës së organizatës?!
Shumica e femrave që deri në vitin e fundit të shkollës së mesme shkëlqejnë në mësime, nuk e vazhdojnë më karrierën akademike, për arsye që ju i dini shumë mirë. Si ka mundësi që nuk ka asnjë grua të fortë, drejtuese e ndonjë organizate që të kërkojë kuota për femra edhe në politikën e pranimit në universitete të studentëve? Si ka mundësi, që qoftë heshturazi, qoftë publikisht, shumica në këtë vend e pranon se nuk ka nevojë për gra më harbute se burrat në politikë, ama askush nuk del e të thotë diçka të tipit: ne do ndryshojmë përditshmërinë tonë, përmes luftës aty ku ndodhen gratë, do i edukojmë ato që të bëhen të lira e të pavarura, do ndryshojmë ligjet që dhe në politikë të hyjë më i miri sipas meritës, jo sipas gjinisë dhe kështu, në këtë mënyrë ne do e bëjmë vetë politikën tonë?
Ka disa arsye pse këto më lart nuk ndodhin. Jo se janë të pamundura, por sepse, e para në Shqipëri nuk ka akoma ndonjë lëvizje që të ngrihet në nivelin e ideologjisë, e përmes frymës të ndryshojë realitetin, nga poshtë lart. Këtu ka organizata me drejtorë a themelues diktatorë, në shumicën e rasteve burra, që fitojnë lek duke u cjerrë cdo 8 mars për 30 përqind gra në politikë (e drejta do të ishte e kundërta, në fakt!). Dhe së dyti, por jo e fundit, ka të bëjë me faktin se, duke mos patur një lëvizje të organizuar feministe në Shqipëri, nuk ka kësisoj asnjë forcë publike që ti mësojë gratë me idenë se duhen ndryshuar gratë, të parat, në mënyrë që të ndryshojë dhe realiteti i tyre. E se, duke u përpjekur, të ndryshohen burrat, përmes sistemit që ata e kanë krijuar ata vetë në histori, në fakt, nuk do ndryshojnë as gratë, as burrat vetë! Sikur edhe Presidentin, edhe Kryetaren e Kuvendit, edhe Kryeministrin ta kishim grua