E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e lidhi Kosova të ardhmen e saj evropiane me Serbinë

Share

Nga Augustin Palokaj

Në rrethana normale Kosova do të duhej t’i gëzohej suksesit të Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe arritjes historike të saj siç është fitimi i statusit të kandidatit. Ky sukses i Serbisë është historik, sepse ky status arrihet vetëm një herë dhe shënon konfirmimin përfundimtar se ky shtet i ka arritur kriteret politike dhe respekton vlerat themelore si liritë, respektimi i të drejtave themelore dhe demokracia mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. Këto vlera, për shembull, nuk i përmbush ende Shqipëria. Pra, Serbia pa dyshim ka të drejtë t’i gëzohet statusit të kandidatit.Kosova nuk e ka lehtë t’i gëzohet statusit të kandidatit për Serbinë, edhe pse zyrtarë të Kosovës, për t’ua bërë qejfin burokratëve evropianë, pajtohen me ta se është edhe në interes të Kosovës që Serbia të ecë përpara në integrimet evropiane. Nëse Kosova e merr seriozisht pavarësinë e vetvetes, dhe nëse shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën si shtet mendojnë seriozisht, atëherë qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është me pretendime territoriale. Një vend i cili ka pretendime të hapura territoriale ndaj një shteti tjetër, i cili mban forca policore në pjesë të atij territori, nuk mund të quhet si shtet që meriton statusin e kandidatit për në BE. E aq më pak mund ti gëzohet shteti ndaj të cilit Serbia ka pretendime territoriale (në këtë rast Republika e Kosovës) marrjes së statusit të kandidatit nga ai shtet. Duhet pasur parasysh disa parime. Në interes të Kosovës është që Kosova të ecë drejt integrimeve evropiane dhe që të zvogëlohet dallimi në kohë dhe procedurë në rrugën evropiane mes Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Edhe pse Kosovës iu premtua (pa obligime formale për palën evropiane por vetëm në formën e zotimeve politike) nisja e studimit të fizibilitetit nga java e shkuar, hendeku mes Kosovës dhe Serbisë është rritur edhe më shumë, sepse Serbia e mori statusin e kandidatit. Ajo që është e çuditshme është se Kosova ishte ajo që u desh të bënte kompromise në mënyrë që ti mundësohej Serbisë marrja e statusit të kandidatit. Serbisë në muajin dhjetor iu mohua statusi i kandidatit. Atëherë Kosova kishte pranuar kompromisin që emri i Kosovës në nismat rajonale të përmendet me fusnotë e cila do të thoshte se Kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit të Kosovës. Por, me çmimin e humbjes së statusit të kandidatit, Serbia e refuzoi këtë duke insistuar që gjithsesi të përmendej edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe BE-ja kur e pa se Serbia është e qëndrueshme në insistimin e saj filloi të bëjë presion ndaj Kosovës. Si pasojë u arrit marrëveshja për fusnotën e famshme dhe për përmendjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i mundësojë Serbisë të marrë statusin e kandidatit dhe në të njëjtën kohë të mos heqë dorë nga qëndrimet e saj rreth Kosovës. Kështu, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, mund të nisë tash fushatën zgjedhore, duke thënë se politika e tij edhe BE-ja edhe Kosova është e zbatueshme dhe e mundshme.  Menaxhimi i zhgënjimit të kosovarëveBashkimi Evropian, në koordinim me Qeverinë e Kosovës, ka bërë javën e shkuar një menaxhim të mirë të zbutjes së pakënaqësisë dhe zhgënjimit të kosovarëve. Këtu është parë se e kishin mësuar mësimin nga koha e heqjes së vizave për të gjitha vendet e rajonit kur kosovarët kishin mbetur të vetmit (e të tillë janë edhe sot) në rajon të izoluar. Kësaj radhe, duke e ditur se dhënia e statusit të kandidatit Serbisë nuk do të tingëllonte mirë në Kosovë, sidomos jo duke pasur parasysh se Serbia nuk ka bërë asnjë hap konkret për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës, BE-ja ka përgatitur një fushatë të bindjes së opinionit kosovar se po u hapet rruga drejt BE-së edhe atyre dhe se nga dialogu përfiton jo vetëm Serbia, por edhe Kosova. Në këto rrethana popullit të Kosovës nga Brukseli i dërgohet porosia se statusi i kandidatit për Serbinë është edhe meritë e Kosovës dhe Kosova po ashtu do të shpërblehet për këtë kontribut. Për këtë përmendet një paketë shpërblimesh që në fakt janë hapa të cilët BE-ja është dashur ti kishte ndërmarrë qëmoti, por ka pritur që ato të kushtëzohen me dialogun dhe sjelljen e Kosovës në dialog. Askush nuk ka të drejtë të mohoj se studimi i fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, anëtarësimi në Bankën Evropiane për  Rindërtim dhe Zhvillim, pjesëmarrja e Kosovës në programet komunitare, dialogu për liberalizimin e vizave, nuk janë të mira për Kosovën. Por ato janë ende në formëm e premtimeve, me kushtëzime dhe pa marrjen e obligimeve nga ana e BE-së se kur do të mund të realizohen. Këtu duket paksa edhe e pamoralshme të përdoret mungesa e njohurive të kosovarëve për gjuhen burokratike të BE-së si mjet për të manipuluar me ta. Deri tash populli i Kosovës ishte i bombarduar me fusnotën, ndërsa tash e tutje do të jetë i preokupuar me Studim fizibiliteti, i cili u shitet këto ditë si ndonjë arritje epokale dhe historike.    Megjithëkëtë Kosova duhet të bëjë çmos tash që të hyjë në BERZH, të përmbushë obligimet për heqjen e vizave, të sigurojë që Studimi i fizibilitetit të jetë pozitiv, të arrihet Marrëveshja tregtare dhe të marrë pjesë në programet e BE-së. Për këtë duhet të angazhohen të gjithë, sepse integrimi në BE ka shumë etapa dhe në asnjë rast fati i asnjë shteti në këtë rrugë nuk është lidhur me një parti politike apo një person. Kjo do të duhej të ndodhte si rezultat i përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, i luftës kundër korrupsionit, sigurimit të zgjedhjeve të lira si provim të cilin shqiptarët janë të vetmit në Evropë që nuk e kanë kaluar ende dhe arritjes së standardeve evropiane. Por për fatin e keq Kosovës po i thuhet se krejt këto po i siguron me kompromise me Serbinë dhe BE-ja mbyll sytë ndaj dukurive negative në Kosovë.

Studimi i fizibilitetit, mundësi për kushtëzime të reja Kosovës

Kosova definitivisht ka hyrë në zinxhirë kushtëzimesh ku secili hap i afrimit edhe më të vogël me BE-në do të varet nga kompromiset me Serbinë. Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë edhe ashtu pjesë e kushtëzimeve për të gjitha vendet e rajonit, por në rastin e Kosovës BE-ja kushtëzon dhe nuk merr asnjë obligim formal. Kështu Serbia mori statusin e kandidatit, ndërsa Kosovës vetëm iu dha një premtim politik se do të bëhen disa studime dhe disa dialogë të rinj, pa paragjykuar rezultatet e tyre. Nëse Kosova është e kënaqur me një trajtim të tillë, BE-ja do të jetë më se e kënaqur, po ashtu.

Një kthim i shkurtër nga e kaluara njëvjeçare dëshmon se dialogu ka nisur me kërkesën e Serbisë, me qëllim që asaj ti ndihmohet marrja e statusit të kandidatit. Secili rezultat në dialog ka shënuar edhe një hap formal përpara për Serbinë. Pranimi i nisjes së dialogut vjeshtën e vitit 2010 ka siguruar vendimin e Këshillit për të nisur puna në përpilimin e opinionit të Komisionit për Serbinë. Opinioni për statusin e kandidatit është ajo që për Marrëveshjen e Stabilizim Asocijimit do të jetë Studimi i fizibilitetit. Pas marrëveshjeve të para për lirinë e lëvizjes e në vjeshtë 2011 për IBM Serbisë i është siguruar

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›