E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa qeshin e disa qajnë! Por reformat nuk fillojnë

Ndodhi përsëri. Ringritja ekonomike ndodhi më shpejt seç pritej dhe ishte po aq e befasishme sa edhe shembja financiare. Në tremujorin e fundit ekonomia amerikane u rrit me 3, 5 për qind. Në fillim të vitit, titujt e gazetave njoftonin për një ardhje të paparë të depresionit ekonomik, më e madhe se ajo e viteve ’30-të, një recesion që do zgjaste një gjeneratë.
Tani dimë se ekspertët, qeveritë dhe investitorët nuk janë në gjendje të parashikojnë një shembje financiare dhe nuk po kuptojnë ringritjen ekonomike botërore. Kuptohet vetiu, se pesimistët mendojnë se ringritja ekonomike nuk është e atillë e që rënia është e pashmangshme. Është e kuptueshme se janë të alarmuar nga deficiti i madh dhe nga borxhi publik, nga përqindja e lartë e të papunëve që po rritet vazhdimisht dhe nga një sistem financiar që mbetet i brishtë. Megjithatë, kur të paduruarit kanë ankthe, ekonomitë më të rëndësishme të botës rriten më shumë se çdo ekspert e kishte kalkuluar dhe parashikuar.
Situata është po ajo e njëjta që u verifikua gjatë tronditjes financiare të fundviteve ‘90-të. Në Azi, në Amerikën Latine dhe Rusi, ringritja ekonomike ishte po aq e befasishme sa edhe trendi negativ i mëparshëm. Edhe pse është e qartë që një ngritje ekonomike është e preferueshme sesa një recesion i vonuar, një ringritje ekonomike ka brenda edhe disa kosto: i merr politikanë vullnetin për të implementuar ndryshimet e nevojshme për të shmangur kriza ardhshme.
Kjo është ajo që ndodhi si rrjedhojë e krizave financiare të kaluara, dhe besoj se po ripërsëriten. Në kulmin e krizës, liderët e vendeve të mëdha u mblodhën urgjentisht, duke deklaruar si prioritet “konsolidimin e një arkitekture të sistemit ekonomik botëror”. Duke thënë se angazhimi për të “zvogëluar risqet e krizës për të ardhmen dhe duke përmirësuar teknikat për të përballuar krizat në momentet që ato verifikohen”. Kështu në parim duket mirë, apo nuk është kështu?
Ky që sapo riprodhuam më lart ishte teksti i një komunikate që u lëshua nga liderët botërorë për një dekade, kur u mblodhën në Angli për të vendosur sesi do të përballonin krizën financiare aziatike.
Pak pas samitit, ekonomitë botërore aziatike surprizuan të gjithë kur nisën të ringriheshin kaq shpejt, duke e eleminuar presionin për të reformuar sistemin financiar. Kështu që, pas dhjetë vitesh dhe një krize të madhe, liderët aktualë vazhdojnë e premtojnë reforma për sistemin ekonomik botëror. E kështu që, siç ka ndodhur më parë, ringritja ekonomike e tashme po largon qëllimin e reformimit të sistemit financiar.
Nuk do të thotë se do të ndodhin ndryshime. Bankat do të jenë më të kontrolluara, do të futen tavane për rrogat e drejtuesve të lartë dhe parajsat fiskale do të monitorohen më shpesh. Por këto dhe rregulla të tjera nuk do të zbatohen në të gjitha vendet me të njëjtin rigorozitet. Kontrollorët e bankave në Gjermani, për shembull, do të kenë të gjitha motivimet nga ato të kolegëve të Montekarlos. Ose të atyre në Rusi.
Nuk do të zhvillohet një arkitekturë tjetër financiare, por një arritje të këtyre iniciativave multilaterale dhe shumë ndryshimeve në nivel kombëtar. Këto sepse, edhe pse paraja nuk përgjigje po me të njëjtin intensitet subvencionimeve globale, qeveritë do të vazhdojnë të varen nga realitete lokale. Dhe rregullat bankare nuk varet vetëm nga rregullat dhe kriteret teknike, por vjen si pasoj e një procesi që është padyshim ekonomik.
Kështu që rezultati do të jetë ai i qenies së një sistemi financiar botërorë ku paraja do të vazhdojë të veprojë pa kufij, kurse qeveritë do të vazhdojnë të veprojnë sipas një mozaiku kombëtar. Ky mozaik jo i rregullt botëror do të krijojë okazione të pafundme për spekulantët. Qeveritë do mund të kontrollojnë bankat tradicionale dhe firmat e tjera financiare. Por jo të gjitha. Jo të gjithë bankierët do të jenë të angazhuar në firmat e rregulluara nga shteti, dhe jo të gjithë ambiciozët dhe të talentuarit midis tyre do të qëndrojnë të punojnë për bankat ku qeveria vendos tavane dhe limite të rrogave.
Si pasojë do të dalë një sistem financiar “hije” që, duke mos dalë të paligjshme, do të ketë “ndihmesa” falë rregullave të reja. Një sistem botëror rregullues botëror që do të këtë pjesëmarrës shumë sisteme të ndryshme do të ketë patjetër plasaritje, kundërthënie dhe paqartësi. Duke përfituar, për shembull nga një paqartësi dhe e pakuptueshme nga një normë kontabiliteti në Tajlandë për të krijuar mundësi në Holandë, ku zbatohet një rregull tjetër, do të ketë një biznes frytdhënës. Del sikur të krijosh fonde ose kapitale që janë të destinuara për të “ arbitruar” ndrydhjet që kanë paqartësi në rregullat midis shteteve të ndryshme. Ka shumë ekspertë financiarë që kanë njohje, kontakte, teknologji dhe kapital, që do të dinë të identifikojnë dhe të përfitojnë nga këto mundësi për të pasur fitime të majme. Kjo kuptohet deri në krizën e ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›