Disa qytete pa energji elektrike

Shkak është bërë një avari në sistem, çka ka lënë pa drita Lushnjën, Rrogozhinën, Kavajën dhe Golemin.
Mungesa e energjisë ka shkaktuar gjithashtu edhe mungesën e ujit të pijshëm, për shkak se pompat e furnizimit punojnë me energji elektrike.
Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se energjia është ndërprerë që prej orës 07:00 të mëngjesit të së dielës, ndërkohë që po punohet për riparimin e defektit. Ende nuk dihet se kur do të kthehet energjia në këto zona, teksa temperaturat e larta krijojnë probleme nga ana tjetër. /Start/
2011-08-28 11:48