E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa zyrtarë të AKKP në pranga, të tjerë në kërkim

TIRANE- Pas një hetimi pesë mujor Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP).

Në kuadër të operacionit të koduar Pronë e Spostuar kanë rënë në pranga shtetasit; .

1. Bledar Josif Dervishaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,

2. Ali Rustem Aliaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

3. Dhimiter Foto Papa, 49 vjeç, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane,

4. Merita Shaqir Gjinali, 49 vjeç, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrëe kryer në bashëpunim të parashikuara nga neni 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.

5.      Niazi Hysni Ademi, 48 vjeç, banues në Durrës, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë të parashikuara nga nenet 186 e 309 të Kodit Penal .

Sipas policisë, këta shtetas akuzohen se në bashkepunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.

Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për këta shtetas, ndërsa është marrë dhe masa e sekuestros për pronën.

Policia njofton gjithashtu se vazhdon puna për kapjen e një tjetër shtetasi, bashkëpunëtorë i shtetasve të arrestuar, si dhe vazhdojnë hetimet edhe për persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›