E Diel, 1 Nëntor 2026

Hashim Thaçi si Berisha: Aleanca Kuq e Zi është faqezi

Share

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës janë shprehur të inatosur të mërkurën ndaj anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrat e kabinetit qeveritar kanë vjellë vrer ndaj paralajmërimit të Vetëvendosjes për bllokadat e dy pikave kufitare me Serbinë, kurse kryeministri ka përdorur terma të veçanta për anëtarët e partisë së Albin Kurtit. Ndërkohë ka sulmuar edhe Aleancën Kuq e Zi, e cila mbështet vendimin e Vetëvendosjes, duke e quajtur aleanca Faqezi.

Ata nuk janë Vetëvendosje, por vetëfundosje. As kuq e zi nuk janë, por siç ka thënë kryeministri Berisha faqezi janë, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ai ka shkuar edhe më larg me etiketimet e tij. Aktivistët e Vetëvendosjes i ka cilësuar si tendenciozë për të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa ka theksuar se kur ka qenë Serbia në Kosovë, ata kanë refuzuar ta veshin uniformën e UÇK-së./zeri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›