E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti kërkon mbështetje e ndikim në Tiranë

Share

Albin Kurti kërkon mbështetje në Tiranë për aksionin e bllokimit të paralajmëruar të së shtunës të pikave kufitare në kufirin me Serbinë. Ky është i pari gjest që e kërkon, ndoshta pa e synuar, shtrirjen e komunikimit  e të konsensusit politik në të dy shtetet e të njëjtit komb. Sikur nesër klasat politike të Kosovës e Shqipërisë të shkrihen në një, ky gjest i Vetëvendosjes mund të merret si një gjest përurues i një epoke.

Por nuk jemi, tamam-tamam, në një terren politik. Jemi në një terren nacionalist. Duket sikur i pari i lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, ka për qëllim të fitojë zemrat e partizanëve të bashkimit kombëtar. E vërteta është se ai nuk flet për bashkim kombëtar, por esenca e ligjërimit të tij ta çon mendjen bash atje: Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm.

Të shkëputura nga konteksti, këto fjalë mund të merren, me ndonjë ndryshim jo fort esencial, si të Abdyl Frashërit. Duket sikur asgjë ska lëvizur në 150 vitet e fundit për shqiptarët.

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›