Greqia mbyll doganat ne Sarande

PIKA KUFITAREKriza ekonomike detyron Greqine te mbylle pika kufitare dhe dogana. Vendimi eshte marre nga ministria e ekonomise se shtetit fqinje dhe dy prej doganave qe preken nga mbyllja jane ne kufi me Shqiperine. Nga 1 shkurti dogana e Ripsit e hapur kater vjet me pare dhe ajo e Sajadhes te cilat lidhin Saranden me rajonin e Thespotise nuk do te jene me ne pune. Me urdhrin e fundit te ministrise greke te ekonomise e vetmja dogane qe do te vazhdoje funksionimin mes Sarandes dhe Igumenices do te jete ajo e qafe botes. Dy pikat kufitare te paralajmeruar per tu mbyllur nuk ishin te medha ajo e Ripisit ne afersi te fshatit Zminec ka funksionuar vetem per kalimin e kembesoreve ndersa ne piken doganore te Sajadhes kryheshin zhdoganime te ndryshme. Sipas mediave shtetit fqinje mbyllja e disa pikave doganore ne te gjithe Greqine behet per te ulur kostot e shpenzimeve ndersa mbeten ne pune doganat me te medha.
ShareTweet