Truri i njeriut ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotesisht

Mjeket dhe shkencetaret amerikane vazhdojne te zbulojne misteret e panjohura trurit te njeriut me shpresen per ta kuptuar me mire kete organ pak te njohur. Puna e tyre do tu vije ne ndihme personave qe kane pesuar demtime serioze te trurit si p.sh. ligjvenesja amerikane Gabrila Gifford e cila u plagos rende gjate sulmit me arme zjarri ne Tusson te Arizones.
E krahasuar me nje kompjuter te sofistikuar kjo mase rreth nje kilograme e gjysem qe quhet tru mund te mos duket si ndonje gje e madhe. Por kur demtohet truri reagon duke ju pershtatur situates se re qe kalon njeriu. Sa kompjutera te prishur pasi kane rene ne toke mund ta bejne nje gje te tille Pikerisht kete fleksibilietet dhe aftesi rigjenerimi shpresojne te inkurajojne mjeket tek ligjvenesja demokrate Gabrille Gifford e cila u qellua me arme zjarri ne koke me 8 janar. Ajo u plagos gjate nje takimi me zgjedhesit e saj ne Tusson te Arizones. Rikuperimi nga nje demtim i rende i trurit eshte nje process i gjate dhe i dhimbshem dhe edhe pse pacientet mund te permiresohen dukshem ekspertet paralajmerojne se pritshmeria nuk eshte qe ata te behen pikerisht ashtu sic ishin me pare.
Steven Flanagan Shef i Katedres se Mjekesise Rehabilituese ne Universitetin e Nju Jorkut thote
Ne rastin e ligjveneses Gifford jemi duke studiuar ato pjese te trurit qe jane demtuar problemet qe lidhen me te foluren ekuilibrin levizjen e kraheve apo kembeve te menduarit apo ndoshta ne kontrollin e emocioneve.
Shkencetaret vazhdojne te zhbulojne se si truri rimekombet nga demtimet traumatike dhe si mund te nxitet ky proces.
Truri permban ndoshta 100 miliarde qeliza nervore ku secila prej tyre eshte e lidhur me rreth 1 mije qeliza te tjera te quajtura neurone. Keto lidhje formojne qarqe te cilat jane themeli i aktivitetit te trurit. Demtimet ne tru mund ta crregullojne kete aktivitet ne forma te ndryshme. P.sh. kur e perplas koken gjate nje aksidenti me makine cipa e trurit mund te tendoset e te cahet. Ndersa nje demtim depertues thelle ne tru si p.sh. nga nje plumb shkakton deme me te lokalizuara por forca e goditjes mund te demtoje lidhjet edhe te atyre neuroneve qe nuk jane prane rruges ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacinetit varet nga ajo pjese e trurit qe eshte demtuar. Pacienti mund te kete problem me gjetjen e fjaleve per te folur me kujtesen organizimin e perparesive njohjen e fytyrave te kuptuarit apo edhe per te bere disa gjera njekohesisht. Nganjehere pacienti mund te kete probleme me ecjen me levizjen per te kapur dicka per tu veshur ose per tu ushqyer.
Ne pergjithesi demtimi i trurit shfaqet si nje semudje kronike. Shpesh njerezit mbeten me demtime qe nuk rikuperohen plotesisht persa i perket aftetise per te menduar levizjeve motorike apo edhe aftesise per te folur dhe kjo ndryshon nga nje person tek tjetri dikush permiresiohet me shume dikush me pak.- thote mjeku.
Si permiresohet gjendja e trurit
Dr. Flanagan shpjegon se fillimisht truri dhe trupi kane procesin e tyre te riparimit enjtja kalon gjaku absorbohet dhe kjo sjell nje permiresim te gjendjes se te semurit. Por kur demtimi ka qene i madh atehere fillon procesi i rehabilitimit dhe mjeket i nxisin pacientet te bejne aktivitete te ndryshme per tu ushtruar.
Ne disa raste qelizat e trurit qe jane goditur nuk kane vdekur pra ato mund te rikativizohen. Nje e vecante tjeter eshte se lidhjet e neuroneve ne tru nuk jane te pandryshueshme. Psh ne se pjesa e demtuar e trurit eshte nje zone e vogel mund te aktivizohen neuruone te reja te cilat zevendesojne ato te shkaterruarat. Lidhjet ekzistuese mund te fuqizohen duke i lejuar neuronet te bashkeveprojne me mire se me pare.
Qarqet e reja te krijuara ne tru mund te sjellin ndryshime ne te folurit apo shprehjen e fytyres se nje personi. Kur aftesia e te folurit eshte demtuar atehere njeriu perdor me teper mimiken. Shpesh qarqet e reja te krijuara ne tru nxiten nga veprimet e pacientit. Kjo eshte arsyeja perse mjeket rekomandojne qe pacientet me demtime ne tru ta fillojne fazen e rehabilitimit sa me shpejt qe te jete e mundur.
Periudha e rikuperimit mund te jete e gjate. Megjithate vitin e pare ndodh rikuperimi me i madh. Dhe shumica e pacienteve me demtime ne tru shfaqin permiresim ne 12 muajt e pare pas goditjes. Gabriella Gifford vazhdon te rikuperohet. Ajo tani ka filluar te flase. Fjala e saj e pare ishte buke e thekur qe e pa ndersa po hante mengjes. Shkencetaret vazhdojne kerkimet per te zbuluar sekretet e trurit njerezor per ti ndihmuar personat qe vuajne nga demtime te renda ne tru si ligjvenesja Gifford qe te rikuperohen per te patur nje jete me mire.