E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencetaret perpiqen te zbulojne me teper per perhapjen e kancereve

Nje nga pyetjet me te shpeshta qe pacientet me kancer u bejne mjekeve eshte a do te jete e izoluar semundja e tyre apo do te perhapet me tej  Nje studim i koheve te fundit i kryer nga shkencetare amerikane dhe kineze mund te ndihmoje qe shkencetaret te marrin pergjigje. Duke ekzaminuar materiale gjenetike nga disa lloj tumoresh kancerogjene shkencetaret zbuluan se prania e nje proteine te vecante ne nivel te larte bente qe kanceret te perhapeshin brenda dy vitesh.

Studimi u be ne popullaten e Azise ku hepatiti B dhe kanceri i melcise jane te perhapur. Organizata Boterore e Shendetesise llogarit se ne Azi kanceri i melcise i shkaktuar nga hepatiti B eshte nje nga tre shkaqet madhore te vdekjeve tek burrat dhe nje shkak po aq i rendesishem per femrat.
Tek nje e katerta e 2 miliard njerezve ne bote te infektuar me hepatitin B zhvillohet kanceri i melcise dhe ata vdesin.

Shkencetaret nga Hong Kongu kane studiuar mostra te qelizave kanceroze ne melci dhe kane gjetur qe disa qeliza permbajne nivel te larte te nje varianti te proteines Karboksipeptidase E ose CPE.

Ne te njejten kohe shkencetaret ne Institutin Kombetar te Shendetit te Femijeve ne periferi te Uashingtonit po studiojne proteinen CPE dhe kane identifikuar variantin e njejte te quajtur tani CPE-Delta N.

Dr. Peng Loh eshte neuro - endokrinolog ne Instituin Kombetar.

Ne gjetem se ajo qe ishte ne qelizat kanceroze ne fakt ishte forma CPE- Delta N ndaj nisem se bashku ta studionim kete proteine si proteine kaceroze.

Shkencetaret ne uashington injektuan inde me kete proteine tek nje kavie dhe konfirmuan se kur ishte e pranishme CPE Delta N kishte gjasa me te medha qe kanceri te perhapej ne dy vjet.

CPE- Delta N eshte identifikuar dhe ne kancere te kokes dhe qafes te zorres se trashe dhe te gjirit. Testet paraprake tregojne se ajo mund te jete e pranishme edhe ne kancerin e tiroides.

Dr. Loh thote se mund te jene gjithesej 14 lloj kanceresh ku gjendet CPE- Delta N.

Secili kancer duhet te testohet me vehte por mund te thuhet se numri i kancereve eshte i madh.

Shkencetaret thone se ky zbulim mund te coje ne ndryshimin e trajtimit klinik  sidomos per pacientet qe jane ne fazen e pare ose te dyte te kancereve dhe qe permbajne CPE- Delta N.

Keta paciente jane ata qe duhen ndihmuar me shume sepse atyre u eshte thene se nuk kane nevoje te trajtohen pas shfaqes se semundjes. Nese arrijme te zbulojme keto proteina mund te shpetojme jete njerezish.

Studimi u publikua ne revisten e Vezhgimeve Klinike.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›