Pikturat pse nuk shiten...

Tregu i arteve pamore, ashtu si shumë sektore të tjerë të artit është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike edhe në Shqipëri. Sistemi i brishtë i marketingut në artin pamor tashmë ka marë një goditje tjetër. Krahas vështirësive të shumta të funksionimit, kriza ka ndikuar në rënien e ndjeshme të blerjeve jo vetëm nga masa, por edhe nga koleksionistët besnik.
"Kriza e përgjithshme ekonomike ndjehet dhe kjo ka bërë që të stopohet pak, nuk ka rënë interesi po stopimi i blerjes së veprës. Ndikojnë dhe institucionet të cilët për mendimin tim duhet të ishin më aktiv përsa i përket problemit të marketingut. Sepse ne sot dhe kësaj dite nuk kemi nga Galeria Kombëtare, e cila është institucionit bazë, një guidë e cila duhet të ndodhte me anë të takimeve, simpoziumeve mbi menaxhimin e artit pamor", thotë piktori Ardian Isufi.
Krahas krizës, në mosfunksionimin e një sistemi të rregullt vazhdon të ndikojë mungesa e një burse në art e cila do të përcaktonte vlerat e artistëve dhe cmimet. "NUk kemi një burs arti, ky është dëmi më i madh që sot ka arti pamor shqiptar. Një artist nuk ka një cmim, një kuotë. Mbi këtë spekulohet, që do të thotë dhe shumë koleksionistë blejnë e shesin duke spekuluar mbi këtë element", tha Isufi.
Tregu i arteve pamore sa i takon pikturës dhe skulpturës është një treg shumë i ri. Ai funksion kryesisht në disa galeri private dhe më së shumti nga njohjet e artistëve.
Aurela Papadhima