Senati bllokon projekt-ligjin per taksen e re per milioneret

Republikanet ne Senat bllokuan nje projekt-ligj qe do te kishte vendour nje takse te re per milioneret.
Projekt-ligji ishte kerkuar nga Presidenti Obama ndersa te dyja partite po paraqesin propozimet e tyre per taksat dhe ekonomine ne kete vit zgjedhjesh. Senati e rrezoi projekt ligjin me 51 vota kunder dhe 45 ne favor i ndare ne linja partiake.
Projekt-ligji do te kishte vendosur nje nivel taksimi prej te pakten 30 perqindesh per ata persona qe fitojne me shume se 1 milione dollare ne vit. Shume amerikane te pasur paguajne nje perqindje me te ulet taksash pasi te ardhurat e tyre sigurohen kryesisht nga investimet qe taksohen me pak.