E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dishepulli i Edvinit, Saimir Tahiri dhe çudirat që ai premton

04-08-2013 / Nga Kostaq Xoxa

Meqë ky ministër i ardhshëm i brendshëm nuk është veçse një ‚alter ego‘ i ustait që fluturon me presh…, e ka të lehtë që ta shohë profesionin e rendit sipas këndvështrimit (inekzistues) të „mjeshtrit“. Po e shpreh për herë të dytë sesi fluturaku Rama e kishte „zgjidhur“ problemin e rendit, në mënyrë ultra origjinale. Këtë herë po e citoj nga „Kurbani“, paçka se do të zgjatem paksà: “[Ishte koha e zëvendësimit masiv të vitrinave të pista të qepenosura (Standard vetjak i përdhosësit të standardit gjuhësor!) si mos më keq nga frika e hajdutëve, me vetrata transparente, dizajnë të porositur ekspozimi të mallit, grila elegante, e kështu së bashku i kthyem rrugët e shpartalluara të zymta në rrugë tregtare  ku u  rritën shumë ndjeshëm vit pas viti të ardhurat e vetë biznesit, duke rritur reciprokisht edhe të ardhurat në arkën e bashkisë nga taksat (Gjithmonë duhet të ndërhyjmë për rrenat pa anë e pa fund: Zoti L. Basha po mbaron 250 km rrugë që E. Rama i kishte lënë, për 11 vjet, gropa-gropa e të pakalueshme nga ujët mbi sipërfaqe, për mungesë kanalizimesh. E tillë ishte lënë edhe rruga rrethore përqark ministrive, në të cilën shoferët lëviznin me hapat e breshkës, për të ruajtur amortizatorët... Këtë shëmtirë nuk kishte sy ta shihte as sahati madh i kryeqytetit, që nuk funksiononte. Panoramë fshatarake përkundrejt modernizimit të L. Bashës për dy vjet që s’e kishte bërë Rama për 11 vjet!. (Vazhdojmë më tej përrallën, me kapërcime). Ndalova një dikë para një dyqani në rrugën M.Gjollesha, rruga e fëmijërisë sime që ishte rikthyer e lyer (si bojaxhi përfytyron se edhe rrugët... lyhen!). Një tregtar, bashkë me gruan e të birin, po montonte vetratën e sapoardhur. Në tokë, trotuari qe ende në rindërtim, dergjej fasada e vjetër e dyqanit (e ka fjalën për skarën metalike të dritareve, se fasadat mbeten, të reja, të vjetra,,, etj. Por i zbukuron halucinacionet me metafora butaforike), një skelet hekurash të trashë e të ndryshkur, pas të cilit kishin ushqyer familjen dhjetë vjet me radhë, duke punuar me dy turne për të shitur ç’të mundeshin, të tre fqinjët e mi të dikurshëm. “Pse po e hiqni tamam sot? i pyeta duke u treguar trotuarin e rrëmujshëm në shtrim e sipër. “Sepse tani rruga është e sigurt, trotuari mbaron shpejt e duam të jemi gati!”, m’u përgjigj fqinji i vjetër. Nuk më tha as e re, as e pastër, as e bukur, po e sigurt. E kuptova psenë, por vazhdova ta ngacmoj: “E pse më e sigurt, kanë sjellë shumë policë?”. “Jo, mër lal, ma ktheu, “ç’a policësh?! Është më e sigurt, bojna, drita, pemë, ka lezet!” (Por nuk ka lezet édhe ‘është’, édhe ‘bojna’ - ngatërrim dialektesh. Pa lé ai apostrofi kur “ça” do të nënkuptonte “çfarë”; apo do të shkruhej edhe kjo fjala e fundit me apostrof?). Në fakt, siguria ishte psikologjike, vinte nga mjedisi i ndryshuar, I NDRIÇUAR NATËN; i këndshëm estetikisht (Ah, këtu mashtrimi arrin kulmin, kur dihet se ajo kohë quhej “koha e gjeneratorëve”; se Tirana ishte më shumë pa drita, se me drita. Jo vetëm kryeqyteti, por edhe Durrësi, edhe e gjithë Shqipëria! Nezir D. Isufi e ka dokumentuar në “ditarin e tij 50-vjeçar (1954 - 2004)” kohën e “errësirës” që Rama e quan “të dritës”, disa rreshta më lart. Do të mbushej një broshurë! Nga pikëpamja klasore, autori i këtij ditari do të quhej i majtë safi. Nuk kishte lekë për të ardhur nga Tirana në Durrës. I ati, një fshatar analfabet i katundit Sinbeg të qarkut të Durrësit, me 5 fëmijë, me gruan që i kishte vdekur në moshën 50-vjeçare,  nuk e ushqente dot familjen as me bukë misri të mykur... ndërsa Edi bënte orgjitë e tij të njohura, si biri i një anëtari të KQ. dhe i kryesisë së Kuvendit Popullor, i cili kishte të drejtën e firmës që të ekzekutoheshin  në litar edhe poetë e shkrimtarë, si Havzi Nela e të tjerë. Të paktën të mos gënjejë edhe turqit - “Kurbani” përkthehet në turqisht -  me ato “ndriçime të natës” të përfytyruara, kur mbretëronte errësira! Vazhdojmë me pjesën më tragjikomike të Edit në rolin e Narcizit). Një gazetare gjermane po bënte një reportazh për kriminalitetin urban të kryeqyteteve të Europës  (...) kur Tirana, sipas të dhënave të mbledhura prej saj, gjendej ndër vendet më të ulëtit (më të ulëtat) vitet e fundit, e kjo e kishte habitur gazetaren, që Shqipërinë e dinte ende vendin ku kërciste kallashnikovi e grabitja me armë në çdo rrugë. “Por kur pashë NGJYRAT dhe shembjet e ndërtimeve pa leje”, më tha,  “e kuptova menjëherë nga se ka ardhur!”]. (“Kurban”, f. 83-4).
Është njëra ndër pjesët më burleske të këtij libri. Që të mos quhem shpërfillës i standardit të njësuar, fjala ‘burleske’ ka kuptimin “tepër komik”, për ta përdorur edhe në shqip, jo me togfjalësh, një fjalë  të nevojshme në publicistikë (Fj. It.-shq. i V, Kokonës, f.147). Për ta thënë në mënyrë të thukët, me pak fjalë, siç mund të shprehemi ndryshe: Rendi na u vendoska, si me frymë të shenjtëruar, përmes ndërhyrjes së... bojatisjeve  të fasadave! Këto llangosje janë histori më vete: Një shëmtim estetik i përkryer... nëse do t’i besojmë një arkitekti estet dhe njëherësh shkrimtar, poet dhe përkthyes kryeveprash botërore, zotit Petraq Kolevica, dhe nuk do t’i besojmë një të dashuruari me vetveten, një narcizi si autori i librit të shitur me porosi,  “Kurbanit”. Përse nuk i  përmendet emri asaj gazetares së huaj të ndërliqur, me mendësitë e Papandreut, të Ajalës dhe të atij vetë? 
Pa le të shohim edhe cili është ministri i ardhshëm i Brendshëm, i përcaktuar nga Rama. Ai është agresori i policisë, që organizoi sulmet më 21 janar 2011. Dhe me bandën e tij vetjake të Kombinatit. Ortak shpirtëror me atë që e hodhi si leckë flamurin kombëtar, në orvatjet  për të goditur forcat e policisë së Shtetit, për të marrë pushtetin me dhunë. I doli në mbrojtje të atit, kur ky u arrestua nga policia për kontrabandë ilaçesh. Kuptohet revanshi i pritshëm, pavarësisht se do të duhej të ishte i depolitizuar, një partiak i thekur si Saimiri, në postin e ri! Gjobitjet e këtij ministri të pritshëm të Brendshëm ishin të shpeshta, për shpifje dhe denigrim.
Tani, sa pa ardhur ende në fuqi, po gërricet për një aksident automobilistik, kur dasmori çakër qejfli, i dehur tapë,  ecën me gazin në dërrasë se e kujton veten ende në sallën e dansit. Sikur jashtë shtetit tonë nuk u përplaskan dy trena me kahe të kundërt, për të njëjtat motive! Dhe me qindra viktima, madje! Po vetëvrasësit a mund t’i ndalojë dot ministri i ardhshëm? Po të pakujdesshmit që i zë gjumi, qoftë edhe për edhe 2-3 sekonda, që janë të mjaftueshme për një katastrofë rrugore? A ka dëgjuar ky kryetar i rendit sesi një djalkë vret shokët e klasës bashkë me mësuesit, se ashtu ia thotë truri i sëmurë?  Të gjitha janë objekt akuzash ndaj kundërshtarit, ose ‘armikut’ më saktësisht, kur zgjidhjen dhe formulën e zhdukjes së kriminalitetit e ka të gatshme nga ustai i tij: Me anë të llangosjes së fasadave!   

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›