E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disidentët online

“As që mund të imagjinoni të shkoni në një kënd të rrugës dhe të bisedoni me 10 persona, ngase policia do t’iu rrethojë menjëherë. Por tani ne po flasim me mijëra njerëz”, thotë Mohammed Al Qahtani, një aktivist i njohur për të drejta të njeriut në Riad dhe bashkëthemelues i Organizatës për të Drejta Politike dhe Qytetare në Arabinë Saudite. Ai thotë se qeveria ka nënçmuar fuqinë e medieve sociale në Arabinë Saudite dhe tani është vonë që ajo t’i censurojë ato.

Çdo të marte në mbrëmje disa dhjetëra persona mbushin dhomën e ditës në banesën e Valed Abu lkhairit në qytetin port, Jidda, në Arabinë Saudite. Duke pirë çaj, ata shkëmbejnë mendimet, për të cilat mund të arrestohen, nëse i shprehin ato publikisht.

“Nëse i pyetni njerëzit, ata janë të frikësuar, ngase çmimi është tejet i lartë. Siç e shihni, kjo është një shtëpi tejet e vogël, por nuk kemi në dispozicion ndonjë vend tjetër”, thotë Alkhair, aktivist dhe ish-avokat për të drejta të njeriut.

Aty bisedohet për tema të ndryshme, duke filluar nga religjioni, e deri te revolucionet. “As ne nuk jemi larg një kryengritje, si ato që po ndodhin në shtetet tjera”, thotë një i ri në dhomë. Deklarata e tij nxitë një debat për lirinë e shprehjes në Arabinë Saudite, ku me mijëra njerëz janë arrestuar, vetëm për shkak se kanë kritikuar qeverinë. “Ne jetojmë në një burg. Qelitë janë bërë paksa më të mëdha, por ende është burg”, komenton njëri nga të pranishmit në dhomë.

Biseda ndërpritet pasi që bie zilja e derës, duke shkaktuar tendosje në këtë bisedë miqësore. Shumë frikësohen se qeveria do të bastisë banesën e Alkhairit dhe t’i jap fund këtyre takimeve, të cilat aty po zhvillohen që katër muaj me radhë. Kur një fytyrë e njohur hyn në dhomë, të gjithë qetësohen dhe biseda vazhdon.

Falë medieve sociale, është shumë më i lehtë zhvillimi i bisedave të këtilla në Arabinë Saudite. Shumë nga mysafirët e Alkhairit do të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të flasin me mijëra njerëz anembanë botës, në faqet si Twitter dhe Facebook, pa u përballur me censurën e ashpër, të cilën e përjetojnë çdo ditë në botën e tyre offline.

“As që mund të imagjinoni të shkoni në një kënd të rrugës dhe të bisedoni me 10 persona, ngase policia do t’iu rrethojë menjëherë. Por tani ne po flasim me mijëra njerëz”, thotë Mohammed Al Qahtani, një aktivist i njohur për të drejta të njeriut në Riad dhe bashkëthemelues i Organizatës për të Drejta Politike dhe Qytetare në Arabinë Saudite. Ai thotë se qeveria ka nënçmuar fuqinë e medieve sociale në Arabinë Saudite dhe tani është vonë që ajo t’i censurojë ato.

“Qeveria nuk do t’i mbyllë, ngase do të turpërohej deri në palcë”, thotë Qahtani.

Sauditët janë në mesin e përdoruesve më aktiv të medieve sociale në botën arabe. Sipas një studimi të fundit të Shkollës së Dubait për Qeverisje, Arabia Saudite ka më shumë shfrytëzues të Twitterit se sa çdo shtet tjetër në rajon, rreth 400 mijë. 4 milionë sauditë shfrytëzojnë Facebookun, duke u rreshtuar në vendin e dytë pas Egjiptit.

“Mendoj se ne jemi të etur për liri të shprehjes dhe kjo është arsyeja se pse sauditët shfrytëzojnë më shumë mediet sociale se sa fqinjët”, thotë Aiyah Saihati, një aktiviste politike dhe blogure e popullarizuar saudite. Ajo thotë se Twitter dhe Facebook po mbushin boshllëkun e krijuar për shkak të mungesës së shoqërisë civile në Arabinë Saudite, ku tubimet e organizuara mbesin të ndaluara.

“Më parë, ne jetonim në një ishull. Kishim mendimet tona, por nuk e dinim se cilët ishin njerëzit që mendonin si ne, se a janë të interesuar vërtetë njerëzit për çështjet të cilat na prekin”, thotë Saihati.

Por në shkurt të këtij viti, liria online e Arabisë Saudite u kufizua dukshëm, pasi që një bloger 23 vjeçar, i quajtur Hamza Kashgari, shkroi në Twitter për Profetin Mohammed, në ditën kur miliona njerëz në Arabinë Saudite kremtonin ditëlindjen e tij.

Ai me këtë rast shkroi:”Kam adhuruar gjërat që ndërlidhen me ty dhe kam urryer gjërat që ndërlidhen me ty dhe ka shumë gjëra, të cilat nuk i kuptoj në lidhje me ty. Nuk do të lutem për ty”. Kjo porosi shkaktoi rrëmujë në vend. Kashgari u arrestua. Kashgari ishte mik i Alkhairit dhe mysafir në tubimet e përjavshme në banesën e tij. Shumë njerëz e kanë njohur personalisht Kashgarin dhe mbështesin të drejtën e tij për

Në ndërkohë, qeveria saudite ka vënë Alkhairin në shënjestër. Përkundër ardhmërisë së tij të paqartë, Alkhair është i bindur se liria e shprehjes do të vazhdojë të forcohet, si online, ashtu edhe jashtë mureve të shtëpisë së tij.

“Gjatë dhjetë viteve, kam parë se ka filluar të shtohet guximi tek të rinjtë dhe pyes se çfarë do të ndodhë pas pesë viteve. Mendoj se do të ndodhin shumë gjëra”, thotë Alkhair.(Time)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›