Shkarkohet kreu i ushtrisë së Koresë së Veriut

Në një deklaratë të shkurtër, Partia e Punës njoftoi se largimi i Ri-se u vendos për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Por siç thonë korrespondentët e huaj, një shpjegim i tille është pritur përgjithësisht me skepticizëm. Raporti i shkurtër sqarues i pezullimit nuk përmendte emrin e pasardhësit. Zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit në Seul e quajti "absolutisht të pazakonshme" ketë lëvizje të Phenianit.
"Është vërtetë diçka e rrallë, qe veriu njofton kështu papritur dhe publikisht rezultatin e takimit të mbajtur më 15 korrik. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën me kujdes", tha një zyrtar në Seul.
Largimi i 69-vjeçarit ka befasuar plot njerëz. Shefi i Ushtrisë kishte një rol kyç në trazicionin e pushtetit nga Kim Jong Il tek i biri, Kim Jong Un.