Disidentët sirianë refuzojnë thirrjet e Ananit për bisedime

Aktivistët thanë se arrestimet dhe sulmet e qeverisë së Presidentit Bashar Al-Asad të cilat vazhduan edhe mëngjesin e të premtes, kanë shkatërruar perspektivat e një marrëveshjeje të negociuar.
“Ne refuzojmë çdo dialogim teksa tanket bombardojnë qytetet tona, snajperët qëllojnë gratë dhe fëmijët tanë dhe shumë zona janë të izoluar nga bota pasi regjimi ka ndërprerë energjinë elektrike, komunikimin dhe ujin”, tha Hadi Abdullah, një aktivist në qytetin e bombarduar të Homsit, i cituar nga “Al-Xhazira”.
Ndërsa lideri kryesor i opozitës, Burhan Ghalioun, tha se komentet ishin e Ananit ishin “zhgënjyese” në një kohë që sirianët po masakrohen çdo ditë.
/Start/F. P/
2012-03-09 12:46