Rama: Shëndetësia “fabrikë” korrupsioni

Kreu socialist, Edi Rama, u shpreh s sistemi shëndetësor sot ndodhet në gjendje të mjerë.
“Sot flasin në shëndetësi që bazohet në parimin secili për vetë dhe Zoti për të gjithë, politika jonë është secili bazohet sipas mundësive dhe shteti për të gjithë. Sot 60 % e përbëjnë pagesat për qytetarë. Kontributet përbëjnë 1/5 e shëndetësisë. Në përgjithësi kemi sistem shëndetësor ku më shumë se gjysma e shpenzimeve përbehet nga pagesat për shtetin. Sepse modeli dhe politika që e mban atë në këmbë janë të ndërtuar mbi parimin secili për vete dhe Zoti për të gjithë. 1 milionë njerëz gjenden të përjashtuar nga shërbimi shëndetësor se nuk janë të siguruar se nuk e kanë një punë”, theksoi ai.
Rama tha se qeveria e ka kthyer Ministrinë e Shëndetësisë në një organizatë partie dhe trofe për partitë e vogla me të cilat bën pazare për koalicione qeveritare. “Ministria e Shëndetësisë është organizatë partie në shërbim të një partie të koalicionit. Ministria e Shëndetësisë prej kohësh ka qenë pjesë e pazareve të koalicionit, si një trofe i një partie të vogël dhe në mënyrë të hapur ajo ka lejuar të kthehet në organizatë partie ku të gjitha paratë e taksapaguesve për të mbajtur në këmbë sistemin e saj janë kthyer në rroga për anëtarët e partisë”, u shpreh udhëheqësi socialist.
Rama akuzoi qeverinë për shkatërrimin e këtij sistemi dhe favorizim të korrupsionit në të. "Për ne shërbimi shëndetësor universal për të gjithë është një drejtë e çdo qytetari dhe detyrë e shtetit. Nëse politika e atyre që qeverisin sot, në të gjitha aspektet e sidomos në shëndetësi, bazohet në parimin "secili për vete, zoti për të gjithë", politika jonë ka moto "secili sipas mundësive e shteti për të gjithë", tha Rama.Rama u shpreh se në programin e 5 nëntorit, socialistët parashikojnë si një ndër politikat më radikale angazhimin për ndryshimin në sistemin shëndetësor. /Start/
2012-03-09 16:59