PS kërkon heqjen e memorandumit të skafeve

Opozita e motivon kërkesën me ardhjen e projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për portet turistike, çka parashikohet dhënia me koncesion e tyre.
“Të sjellësh projektligj në këtë moment për koncesione të porteve turistike pa shfuqizuar moratoriumin është njësoj si te flisje për koncesione parkingjesh nëntokësore para viteve 90 ku s'kishte makina private”, thotë deputeti Artan Gaci.
Sipas tij, mbajtja në fuqi e moratoriumit përben një absurditet të madh duke qenë se qëllimi i tij për parandalimin e trafikut të klandestinëve dhe narkotikeve ka dështuar. “Së pari, prej shume kohesh shqiptaret lëvizin lirshëm e pa viza ne vendet e BE-se, ndërsa sa i takon narkotikeve, moratoriumi nuk ka parandaluar trafikun e tyre duke qene se ne brigjet italiane vazhdojnë të kapen skafet nga Shqipëria ngarkuar me lende narkotike siç ishte dhe rasti i djeshëm. Në këto kushte, moratoriumi dëmton vetëm turizmin e gjithë industrinë detare”, thotë ai më tej. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, e mbështet këtë ligj. /Start/
2012-03-09 16:36