Disidenti kinez Liu Xiaobo - nobelisti i Paqes per vitin 2010

Disa mbajtes te mimeve Nobel te paqes qene angazhuar ne mbeshtetje te Liu Xiaobose midis tyre Dalai Lama dhe Desmond Tutu. 300 artiste juriste dhe profesore paten nenshkruar nje peticion ne internet.
Prej dekadash eshte Liu Xiaobo njeri prej kritikeve me te njohur te aparatit te pushteti komunist ne Kine. Qe prej rreth dy vjetesh luftetari i te drejtave te njeriut ndodhet ne burg. Muret e burgut nuk jane gje e re per burrin ne mes te pesedhjetave me trup te dobet por me deshire te paperkulshme. Ne nje interviste me ARD-ne ai kujtoi ne vitin 2007 arrestin e tij te pare - ai ndodhi pas shtypjes se pergjakshme te levizjes kineze per demokraci ne vitin 1989
Une po shkoja me biciklete ne shtepi. Ishte rreth mesnates. Nje automjet me ndiqte pas ne rruge - dikur me detyruan te ndaloj. Nga automjeti dolen nje grup njerezish. Ata me lidhen syte me lidhen dhe me hodhen ne makine. E gjithe atmosfera qe shume e frikshme. Une kisha me te vertete frike. Nuk e dija fare se ku po me conin. Mendova se do te me cojne diku dhe thjesht do te me vrasin.
Duhet te luftoj per drejtesi edhe per te vraret
Filologu i specializuar per letersi pati kaluar ne vitin 1989 ne anen e studenteve pati kerkuar demokratizimin e Kines. Gati dy vjet arrest nuk e frikesuan Liun. Arrestime te tjera pasuan ne vitin 1995 dhe 1996. Liu Xiaobon e nxiste nje ndjenje detyrimi perballe viktimave ne sheshin Tien An Men
Shume njerez te pafajshem u vrane gjate 4 korrikut. Une besoj se si nje person qe kam mbetur gjalle duhet te luftoj edhe per te vraret per drejtesi. Une kam nje lloj ndjenje detyrimi ndaj atyre qe nuk jetojne me ndjenje nga e cila nuk clirohem dot.
Ne fund te vitit 2008 Liu Xiaobon e arrestuan prape si iniciator kryesor te Kartes 08 te botuar ne pervjetorin e 60-te te Deklarates se Pergjithshme te te Drejtave te Njeriut. Karta 08 eshte nje manifest per modernizimin politik te Kines. Ne te kerkohet ndarje pushtetesh liri mendimi dhe konkurence e lire e partive politike. Gruaja e Liu Xiabo-se Liu Xia deklaroi ne vere te ketij viti se e kishte nuhatur se Partia Komuniste do ta bente te shoqin ta paguante shtrenjte Karten 08.
Shume do te kishin hequr dore ne vend te tij por Liu ka vullnet jashtezakonisht te forte. Kur beson ne nje synim atehere ai ecen ne ate drejtim edhe sikur ta dije se nuk mund ta arrije ate kurre.
Kina e kercenoi Norvegjine me pasoja
Nderkohe Karten 08 e kane nenshkruar me shume se 10.000 kineze. Por ne diten e Krishtlindjeve 2009 Liu Xiaobone e denuan me jo me pak se 11 vjet heqje lirie per shkak te subversionit.
Burgun Liu e vuan ne nje burg 500 km ne verilindje te Pekinit. Njehere ne muaj ai mund te prese vizita.
Kryetari i Komitetit norvegjez te mimit Nobel deklaroi se Kina kishte paralajmeruar shprehimisht qe Liut te mos i jepej mimi Nobel. Ajo pati kercenuar me pasoja negative per marredheniet midis Norvegjise dhe Kines.
Autor Matthias von Hein/ Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj