E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka shkak per panik nga rreziku i terrorizmit ne Evrope

Paralajmerimet e SHBAnga aktet terroriste ne Evrope kane shkaktuar irritim tek ministrat e Brendshem por edhe tek deputetet evropiane. Ministrja e Brendshme belge dhe kryetarja e radhes Annemarie Turtelboom kerkoi nga SHBA ne rradhe te pare sqarim per shkaqet. Homologu i saj gjerman Thomas de Maizire nga ana tjeter nuk sheh deficit ne informacion.

Ne jemi te informuar shume mire. Ne kemi kontakte te ngushta ne te gjitha fushat ne nivele te larta por edhe ne nivelin e sherbimeve dhe qendrimi i Gjermanise eshte i njohur tha ai.

Nuk ka shkak per panik

De Maizire tha se SHBA kane leshuar nje udhezim per udhetaret ne lidhje me gjendjen e pergjithshme te sigurise. Kjo nuk ka te beje he per he me pergatitjen e sulmeve terroriste.

Ne takimin e Luksemburgut mori pjese edhe zevendesministrja e SHBA-se per Mbrojtjen e Atdheut Jane Holl Lute. Gilles de Kerchove koordinator i BE ne luften kunder terrorizmit paralajmeroi BE nga pakujdesite.

Kercenimi ekziston akoma dhe eshte serioz por ne dy tri vitet e fundit ai ka ndryshuar. Ndersa me 11 shtator 2001 kishim te benim me nje grup te organizuar mire El Kaiden e cila ishte ne gjendje te kryente sulme te tilla te komplikuara tani nuk kemi te bejme me me nje grup te ketij lloji theksoi ai.

Unifikim i te dhenave evropiane

Bildunterschrift Ministri i Brendshem gjerman Thomas de Maiziere djathtas me homologun e tij suedez Tobias Billstroem ne Luksemburg 7.10.2010

Me veshtire te kapen jane ne radhe te pare islamistet qe jane nenshtetas te shteteve te BE dhe prandaj u bien me pak ne sy autoriteteve. Ne driten e porosive per te pasur kujdes shtohet edhe kerkesa per me shume shkembime te dhenash ndermjet BE dhe shteteve te treta si SHBA. Deputeti gjerman i Unionit Kristiansocial CSU Manfred Weber nuk eshte ne parim kunder por paralajmeron shtetet evropiane qe te mos veprojne pa koordim me njeri-tjetrin.

Por vendimtare eshte qe kur te negociohet per bazat e te dhenave nga Evropa per shembull sistemi i informacionit Shengen ku ndodhen te gjitha te dhenat evropiane te kerkimeve atehere jo secili shtetme vete mund tu mundesoje amerikaneve qasjen ne te dhenat evropiane porEvropa duhet te nenshkruaje me SHBA nje marreveshje dhe ne edhe do ta kerkojme kete si parlament pohon ai.

Marreveshje per ndihmen juridike reciproke me Japonine

Ministrat e Brendshem nenshkruan ne Luksemburg edhe nje marreveshje per ndihmen juridike reciproke me Japonine e cila do te sherbeje per lehtesimin e bashkepunimit per ndjekjen e veprave penale. Rezervat e disa shteteve per shkak te mundesise se ushtrimit te denimit me vdekje ne Japoni munden te kapercehen. Nqs nje shkeles i ligjit rrezikohet nga denimi me vdekje ne Japoni shtetet e BE mund ta refuzojne prere bashkepunimin.

Marreveshje me Pakistanin

Ministrat nenshkruan edhe nje marreveshje me Pakistanin per lehtesimin e kthimit te emigranteve ilegale. Parlamenti Evropian e aprovoi nderkohe kete me shumice dermuese. Sozialiste te gjelber dhe te Majte e kishin refuzonin filimisht marreveshjen me argumentin se Pakistani neperkemb te drejtat e njeriut dhe nuk ka nenshkruar konventen e Gjeneves per refugjate.

Perpjekjet per te harmonizuar ligjin per azilimin dhe refugjate ne BE kane mbetur nderkohe ne vend.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›