Fitorja e radhës për United, forcon kreun

Mancheteser United është duke ecur i sigurt drejt titullit të 19-të Premier Leaguen angleze, pasi sot në kuadër të javës së 27-të, mposhti Wiganin në udhëtim me rezultat të thellë 4-0. United në mungesë të Giggsit dhe Ferdinandit, megjithatë arriti të nxjerr 3 pikë të rëndësishme në udhëtim. Dy golat e parë i realizoi meksikani Chicharito, pas asistimeve qe morri nga Nani dhe Rooney. Ky i fundit u fut në listën e realizatorëve pasi shënoi golin e 3-të të ndeshjes. Ndërkaq golin e fundit e realizoi pasi u fut nga banka rezervë Fabio Da Silva. “Djajtë e Kuq”, pas kësaj ndeshje janë sërish 4 pikë larg Arsenalit, ndërsa të martën e zhvillojnë ndeshjen e mbetur ndaj Chelseat.