Kinezi thyen rekordin Guinnes Worl Record

Jin Songhao, një burrë 54 vjeçar nga një provincë verilindore e Kinës, ka thyer një rekord të ri gines, duke qëndruar i mbuluar i gjithi në dëborë për 46 minuta e 7 sekonda.
Ai e vendosi rekordin në A`ershan në Eco Square në Mogoli, ku temperaturat shënonin në minus 36 gradë Celsius.
Kinezi mbuloi veten në dëborë deri në qafë, dhe la në sipërfaqe vetëm kokën. Gjatë kohës që qëndroi nën borë, burri nuk tregoi shenja të dridhurash, madje i ka kërkuar edhe përfaqësues që Guinees World Record, të numëronte minutat përpara se ai të tërhiqej.
Koha finale ishte 46 minuta e 7 sekonda, dhe kjo ishte mjaftueshëm për të fituar çmimin Guinnes.
Jin ka filluar trajnimin për durimin e të ftohtit që prej 20 viteve. Ai mund të performonte një sërë ushtrimesh të cilat duronin të ftohtin tek këmbët, duke qëndruar zbathur për disa orë në akull dhe bënte banjë me ujë të ftohtë gjatë dimrit. Vitin që kaloi ai qëndroi për rreth dy orë në i mbuluar nga akulli.
Guinnes Worl Record, është një cmim prestigjoz që u jepet personave të cilat bëjnë gjëra të cuditshme, duke vendosur rekorde, në shumë ushtrime apo prova rezistence, dhe personi mban këtë cmimim, deri në momemtin , kur një tjetër kryen të njëjtin ushtrim, por për një kohë më të shkurtër.