Sulmohet rafineria më e madhe në Irak
Një sulm me armë dhe me lëndë shpërthyese ka shkaktuar mbylljen e rafinerisë më të madhe të naftës në Irak, e ndodhur në Baiji, ndërsa të paktën dy punëtorë kanë mbetur të vrarë. Një grup personash të armatosur sulmuan kompleksin industrial të ndodhur në provincën e Salahedinit, në veri të Bagdadit, në orën 4:30 të mëngjesit me orën lokale, sipas mediave ndërkombëtare.
U deshën 50 makina zjarrëfikëse për të vënën nën kontroll zjarrin", lajmëruan burimet policore. Një drejtues brenda rafinerisë shtoi se dëmi është shumë i rëndë dhe ai do të dojë të paktën disa muaj për t`u riparuar.
Pas këtij sulmi, Iraku do të prodhojë 150 mijë fuçi më pak në ditë, duke i dhënë një stimul të ri rritjes së çmimit të naftës.