E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina, 48 orë afat Skënderbeut

(ALBANIA SPORT) – Klubi i Skënderbeut ka afat 48 orë (8 janar) për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj kapitenit Bledi Shkëmbi dhe mesfushorit Genti Gjondeda, madje këtij të fundit edhe shpenzimet e strehimit. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm pas plotësimit të këtij afatit, me skadim datën 8 janar 2010, Komisioni i Disiplinës do të mblidhet për të rishqyrtuar çështjen në fjalë. Dy futbollistët ishin ankuar zyrtarisht pranë FSHF-së për mospagimin e tyre. Shkëmbi kërkohet nga Besa, ndërkohë që Gjondeda ka arritur një paramarëveshje me Kastriotin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›