Amarildo Belisha firmos për Vllazninë

(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi Amarlido Belisha (28 vjeç, 15 ndeshje këtë sezon me Flamurtarin) nënshkroi me Vllazninë, klub edhe ku është formuar si futbollist. Belisha më parë ka luajtur edhe me Besën e Kavajës. Vllaznia ka nënshkruar edhe me mbrojtësin Elvis Kraja (ish-Skënderbeu).