E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti blen Zoran Zlatkovskin

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi maqedonas Zoran Zlatkovski (22 vjeç, 3 ndeshje me Pirin Blagovgrad në Superligën bullgare) është përforcimi i bujshëm i Kastriotit të Krujës.

Sipas “Panorama Sport”, presidenti Artan Djala ka rënë parimisht dakord edhe me dy futbollistët kroatë, mbrojtësin Matko Djarmati (27 vjeç, 15 ndeshje këtë sezon me Skënderbeun, 1 gol) dhe sulmuesin Milain Guerrib (24 vjeç, 16 ndeshje, 6 gola me Skënderbeun).

Një marrëveshje paraprake Kastrioti ka arritur edhe me mesfushorin Gentian Gjondeda, por 29-vjeçari (13 ndeshje këtë sezon) nuk ka siguruar ende lejën e kalimit nga Skënderbeu (ka bërë padi në FSHF).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›