E Shtunë, 31 Tetor 2026

2010, Erjon Bogdani e nis me humbje

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi shqiptar i Kievos, Erjon Bogdani, ishte i pafat në përballjen e parë të vitit 2010, kur skuadra e tij humbi në shtëpi 0-1 me kryesuesit e kampionatit italian, Interin (gol i Mario Balotelit në minutën e 12-të, pas një asist të holandezit Shnajder).
Bogdani e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 19-të pati një rast të mirë, por në momentin e fundit u bllokua nga interisti Kordoba. Bogu dha disa topa të bukur për shokët e tij të skuadrës. Në minutën e 61-të Erioni u zëvendësua nga Abruskato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›