Disiplina denon Dashnor Sulen

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit Dashnor Sula, një nga donatorët e klubit të futbolli Shkumbini, dhe i shfaqur shpesh në media si tifoz problematik është dënuar nga komisioni i disiplinës në FSHF.
Pamjet filmike të dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Albano Jankut pas ndeshjes Shkumbini – Laci kanë detyruar anëtarët e disiplinës në FSHF të përjashtojnë për 8 javë deputetin Sula nga aktivitetet sportive.
Në procesverbalin e Komisionit të Disiplinës shihet se Dashnor Sula nuk është dënuar si donator i kësaj skuadre, por është përjashtuar thjesht si spektator.
Kjo është hera e parë që Komisioni i Disiplinës në FSHF dënon një spektator për shkak të dhunës së ushtruar prej tij në ambientet sportive.
Komisioni i Disiplinës ka gjobitur edhe klubin Shkumbini me 300 mijë lekë për hedhje të sendeve të forta në fushë gjatë sfidës me Lacin.
Nuk ka shpëtuar pa dënim dhe gjobë edhe klubi i Bylisit, aty ku në fund të ndeshjes me Flamurtarin, u godit me sende të forta vijërojtësi Ermal Barushi. Sipas vendimit të disiplinës skuadra ballshiote është e detyruar t’i luajë 4 ndeshjet e ardhshme pa praninë e tifozëve dhe njëkohësisht do të derdhë në arkat e FSHF 1.5 mln lekë.
Është përjashtuar me 8 ndeshje dhe gjobitur me 500 mijë lekë edhe presidenti i klubit Flamurtari për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Greqi, orë kritike për qeverinë
Pasiguri për të ardhmen
"Plehrat", protestë para Parlamentit
Britania, në rrezik nga recesioni i dytë
Afganistan, atentat vetëvrasës në Herat
Referendumi në Greqi, presion nga G20