Disiplina, drynin Apolonisë për dy ndeshje në shtëpi
Apolonia do t‘i luajë pa tifozë dy ndeshjet e ardhshme në fushën e saj. Ky ishte vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas incidenteve të fundjavës së kaluar, që ndodhën në stadiumin "Loni Papuçiu". Sfida e mbyllur në barazim 1-1 kundër Flamurtarit, u ndërpre për afro 7 minuta, pasi tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit (nuk dihet nëse ishin vendas apo miq), goditën me shishe plastike anësorin Denis Rexha. Asistentit iu dha menjëherë ndihma e parë mjekësore, ndërsa vëzhguesit dhe delegatët nuk e vlerësuan ngjarjen në masë ekstreme, sa do të ishte e nevojshme ndërprerja e ndeshjes. "Komisioni i Disiplinës në FSHF, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga Sektori i Garave dhe diskutoi çështjet problematike, vendosi që klubi Apolonia të dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e tifozëve", citohej në vendimin zyrtar. "Shkak është bërë hedhja e sendeve të forta me pasojë goditjen e arbitrit, por jo në atë masë sa të bënte të pamundur vazhdimin e gjykimit. Episodi cilësohet se ka ndodhur si rezultat i mosmarrjes së masave të mjaftueshme të sigurisë. Klubi gjobitet edhe me 200 mijë lekë të reja".
Mes vendimeve të tjera spikasnin pezullimet në kategoritë inferiore. Për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit dhe hyrje të paautorizuar në fushën e lojës, trajneri i Skraparit, Edmond Dalipi, dënohet me një ndeshje pezullim dhe 10 mijë lekë gjobë. Me katër ndeshje është pezulluar zv/trajneri i Naftëtarit, Ardian Bani, i cili ka protestuar ndaj arbitrave dhe ka fyer e kërcënuar jo vetëm "xhaketat e zeza", por edhe kundërshtarët. Ndërsa Gega, lojtar i kuçovarëve, është pezulluar me dy ndeshje dhe gjobitur me 30 mijë lekë për ofendim të gjyqtarëve. Nga pesë javë pezullim u dhanë edhe për Saimir Lamnican (Luftëtari), Fation Hasanin (Tërbuni), Erjon Lleshin (Burreli) dhe Neves dos Reis Abilio (Dajti), që në ndeshjet respektive ishin protagonistë të goditjeve të njëri-tjetrit në fushën e lojës. Të katër këta futbollistë janë gjobitur edhe me nga 50 mijë lekë për sjelljet e tyre në fushën e lojës.