E Diel, 1 Nëntor 2026

Kotbus i Ervin Skelës në gjurmët e Albert Bunjakut

Energie Kotbus, skuadra e Bundesligës gjermane ku militon Ervin Skela, kërkon të largojë krizën e golave. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit modest të shohin në merkato për një sulmues profilik dhe "grepat" e tyre ngecën te kosovari Albert Bunjaku. Ai aktivizohet me Rot Vais Erfurt, ku në 64 ndeshje në Ligën e Tretë ka realizuar 30 gola. 24-vjeçari i lindur në Gjilan, pritet të bashkohet me Kotbus që prej merkatos së janarit, ndërsa menaxheri i lojtarit ka siguruar se ai do të përshtatet lehtë në futbollin elitar. "Besoj se Albert Bunjaku nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet me lojën në Bundesligë. Ai është i shpejtë dhe teknika e lartë do t‘i shërbejë shumë mes lojtarëve më të mirë". Për kosovarin me pasaportë zvicerane ka folur edhe menaxheri i Kotbus, Stefen Heidrish: "E kemi vëzhguar një herë Bunjakun. Është më se normale të ndjekësh lojtarë si ai, që shënojnë kaq shumë gola".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›