E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROPA

Lamtumire imazhe te eksodeve shqiptare te vitit lsquo91 te qarkulluara ne te kater anet e botes nene shqiptare me femije ne krahe qe kaperceve maleve neper kufijte e shqyer anije Sibila qe hodhe ne det foshnja burra dhe pleq njesoj si ne lufterat boterore. Cdo te ndodhe me tej pas heqjes se vizave.

1. Ne nje kafene te Tiranes do te vazhdojme te flasim per kanunin ashtu si flasin ne Irak per Talmudin e babilonasve dhe kudo ku ka hebrenj per talmudin e hebrenjve.
Pra me ne fund mes tyre ata do thone se ne u shpallem te gjithe se bashku zyrtarisht miq te hapur me njeri-tjetrin me cdo qytetar te Europes sone

Kemi fituar statusin e bujtesit turistit kalimtarit te rastit dhe te pa rastit. Dhe sigurisht edhe te konsumatorit te drejtperdrejte. Shume nevoja shpirterore njerezore kulturore familjare ndoshta edhe shendetesore por jo ekonomike i kemi te sigurta per ti permbushur. Ne saje te kesaj celjeje te dyerve te Europes.
Ata qe i japin edhe me teper rendesi kanunit do te pyesin prapeseprape. Po pse cfare ishim me ta deri me sot. Ose miku ne krye te vendit. Keshtu e thote kanuni yne te pakten.

2. Ne parkun e Tiranes pleqte qe ecin duke mbajtur prapa duart lidhur ngeshem do te vazhdojne te analizojne te gjithe psete e mbylljes se dyerve aq me teper se ata kane qene me te rrezikuarit gjithmone per te mos u dhene viza neper ambasada. Do te kene kohe me teper per te shpjeguar dhe per te shpalosur gjithe periudhen enveriane qe u mbylli te gjitha dyert. E dine fare mire se sa me teper qe mbylleshin dyert aq me shume beheshin brenda vendit mitingje. Por kur vjen fjala per mitingje te gjithe ndahen me dysh. Ca nuk i kane fare qejf mitingjet ca i marrin me pasion te madh dhe ca thone se duhet te ruhesh nga mitingjet e medha se gjithmone e kane nje bisht prapa. Keshtu qe biseda degjeneron nga ceshtjet e miqesise. Aman mos tani qe u beme miq me te gjithe Europen mos behemi armiq me njeri-tjetrin. Dhe ku tani ne fund.

3. Ne nje shkolle private profesori do tu flase per fitoren e partise ne pushtet. Ndersa ne nje shkolle publike nje kriptosocialist i fshehte nuk flet dot perpara drejtoreshes se shkolles kunates se dikurshme te shokut Xhemal.

4. E marr me mend se cfare do te behet ne Shkoder. Me ne fund do ta kuptojne me shume zor se nuk qenkan europiane por ne statusin e mikut. Dhe kush. Ata Pastaj do te kujtohen se Fishta i pari nje pjese te tyre u ka bere thirrje te quhen shqiptare dhe ta harrojne statusin e dikurshem te Venedikut qe si thote Makiaveli humbi brenda nje dite qindra qytete.

5. Shume njerezve sidomos atyre te rrethit te mevetesuar te Bilishtit a te devollinjve qe jane me prane kufirit tokesor me Greqine qe u rropaten duke kapercyer dhe shkapercyer ilegalisht kufirin dhe kane edhe nga nje emer tjeter do tu dale karta blu a roze greke e tepert e fituar vetem per te gezuar sa me pare te drejten e qarkullimit te lire te ideve njerezve dhe mallrave.

Sipas tyre ka mbetur tani vetem nje pike e parealizuar ende ajo e mallrave se idete po e po kane qene te hapura per te gjithe qe ne vitin 1990 si propozuan intelektualet shqiptare te barkut partiak. Por ja qe qarkullimi i lire i mallrave i mbetur prapa te shtyn te hysh edhe me thelle ne te renda dhe te mendosh mbi borxhe e deficitet e medha qe kane te bejne me import-eksportin e huat dhe ja perse te gjitha keto ia kane lene nje njeriu te vetem djalit ose ministrit te tyre te Financave po nga kjo nahi. Ky eshte kulmi i mirebesimit dhe i shperdorimit boteror.

6. Shkrimtaret do te mbeten me tuhafet ashtu si e meritojne ne te vertete pasi nuk dine te lidhen me shtepite botuese te te gjithe Europes per te botuar librat e tyre megjithese do te kene hyrjen e hapur. Kane nevoje ende per komisione shteterore ose mbarekombetare ndersa profesioni i agjentit letrar nuk ka lindur ende deri sa te sulet ndonje zhgabonje e re e mbeshtetur nga rrethet e forta partiake.

Por mes tyre si kur behen dy dite bashke ka lindur kjo bisede.
E dine te pakten se kjo eshte gjeja e vetme demokratike qe kemi arritur deri me sot. Dhe thone me te madhe atje thelle poshte e me poshte nenndergjegjes. Po perfundon me ne fund koha e privilegjeve qe ne kontinent i perkasin historise. Dhe per Shqiperine kjo eshte me se e vertete e vitit 2010. Eumlshte i vetmi rast qe ketej e tutje Kryeministri dhe i papuni do te jene krejtesisht te barabarte se do te kene te drejte te udhetojne njesoj po te kene pare. Se kush e ndalonte deri me sot te gjithe qeverine te shkonte ku te donte deri ne Malajzi edhe ne Burme atje ku zgjedhjet po kryhen per here te pare pas njezet vjetesh dhe prape se prape po fitojne ata qe duan te fitojne.

7. Degjoja degjoj dhe do te degjoj edhe nje bisede tjeter me sa duket mes mjekesh qe flasin per pune inkubacioni ose per ndonje fare semundje qe une nuk e marr vesh. Duhet te kalosh nje fare kohe me sa duket fazen e mikut qe pastaj te behesh edhe njeri i shtepise. Me veshtiresi e marr vesh se behet fjale per aplikimin e shtetit tone per pjesemarrje ne BE. Kuptohet se i ka rene fati ketij komuniteti te krijoje lloj-lloj analogjish te tilla gjysme letrare se dihet qe mjeket lexojne shume por qe fale zanatit qe kane jane te mbushura plot semundje. Per ta koha qe u lipset shqiptareve qe pas statusit te mikut dhe jo vetem te bashkepunetorit te behen pjese e preokupimit familjar europian eshte thjesht nje periudhe inkubacioni ashtu si edhe gjithe tranzicioni shqiptar. Te hysh ne Europe si i barabarte mes te barabarteve eshte dicka tjeter qe nuk ka fare lidhje me kanunin dhe protokollet se fundja edhe Presidenti i Iranit ka te drejte te mbaje fjalime ne OKB. Eumlshte fjala si per festa ashtu edhe per zgjidhje te halleve te familjes europiane. Por kjo do te thote nje mbingarkese nje superngarkese madje nje hiperngarkese kujtojme perseri gjithe ate liber te shendetshem dhe obez ngjyre blu qe mbante ne dore Kryeministri yne. Ne terma mjekesore kjo hiperngarkese mund te quhet vetem hipertension ne te gjithe shoqerine shqiptare.

8. Askush nuk mund te flase per hipertension atje ne varrezat Lakelsquos Front te Jamestown-it nje qytet i vogel amerikan qe ndodhet prane kufirit me Kanadane ku krahas Josefsoneve Petersoneve te shumefishuar prehen edhe nje grup shqiptaresh qe kane punuar ne menyre perendimore. Atje ndodhet edhe varri i gjyshit tim. Ai nuk e mesoi kurre se ne nuk ishim te integruar ne Europe. Ose nuk e kuptonte dot qe shqiptaret u ndane nga bota e qyteteruar sa me teper zhvillohej teknika e demokracia dhe sa me teper merreshin masa kunder legalizimit te privilegjeve. Atje ne varreza ku prehet pas nje pune te gjate gjyshi im dhe ndoshta edhe gjyshi nga nena i Mimoza Ahmetit po flene njehere e pergjithmone prane emigranteve te tjere qe kushedi kur kane ardhur nga Anglia Irlanda Suedia Danimarka. Te vjen hidhur dhe mire qe te vdekurit tane qe prehen neper bote e kane filluar te paret integrimin jo sproven e festes se mikut. Jane shkulur nga dheu i te pareve dhe kane hyre ne rotativa te tjera qyteteruese. Nga perqindja e shqiptareve ne keto varreza mund te kuptosh perqindjen qe perbejne ata ne te gjithe boten. Dhe po te nisesh me ta biseden jo me pleqte e mbetur ne parkun e Tiranes te sqarojne me ne fund se kemi fituar me heqjen e vizave ate qe kemi humbur. Ata ndoshta jane te paret para madje edhe Barosos qe te pyesin perse nuk behemi dot ende apo perse kemi aq pritje dhe ankthe. Perse nuk kthehemi dot ende ne folene e madhe te institucioneve te lirise ose te nje force te tere organizuese kontemporane njesoj si te gjitha vendet e tjera te Europes Lindore.

Nuk kisha menduar ndonjehere se do te vinte nje dite qe te shkruaja se shqiptaret e vdekur jashte atdheut jane me te integruar me boten se sa shqiptaret e gjalle. Rekuiem elegji Jo jo dicka me teper prane entuziazmit qe ka te beje jo vetem me ne por me te gjithe europianet qe nga Bajroni dhe Kushneri deri te Lamartini e Fini i lane pas enciklikat qindravjecare te ndarjeve koncilet pertacine e tyre per te gjetur Orientin qe pertej Adriatikut dhe ne saje te nje shpejtesie tjeter informacioni modern kapercyen dhjetera e dhjetera dekada. Ne te vertete ne po festojme festen e ndryshimeve te koshiences se tyre. Kjo eshte me teper feste e tyre se sa e jona. Pra nje feste domosdo e perbashket. Ne kemi nje feste tjeter. Ate kur te konsiderohemi te barabarteve mes te barabarteve jo vetem si popuj por edhe kur te dime te ndertojme Shqiperine moderne dhe te institucionalizuar.

Dhe perseri te mundon pyetja se perse shqiptaret e sotem e kane me te veshtire integrimin se sa qindra dhe qindra njerez te shperndare ne te kater anet e botes. Kur do te integrohen sipas kritereve te perbashketa te familjes europiane kryeministrat tane ministrat deputetet dhe perse ata nuk jane te zotet per tu integruar edhe pas njezet vjeteve te shtampes se tranzicionit.

9. Ne shkresa zyrtare kumtesa madje deri ne rotativa gazetash gjithcka eshte me e qarte.
Heqja e vizave eshte nje feste per te gjithe shqiptaret e thjeshte qe gjithsesi u pranuan te qarkullojne te lire ne te gjitha vendet europiane. Kontinenti i vjeter e nderoi familjen shqiptare duke u dhene mundesi prinderve te shkojne te takojne femijet e tyre dhe ti shohin se ku jetojne si shperblim i pare i eksodeve te medha dhe kontributit qe kane dhene e japin shqiptaret ne te gjitha vendet ku jetojne dhe punojne. Eumlshte realizuar nje nga detyrimet me humane dhe nje nga te drejtat me natyrore ajo e qarkullimit te lire ne nje vend qe njezet vjet me pare ishte i rrethuar me tela me gjemba si ne nje kamp perqendrimi.

Por nga niveli human ne nivelin institucional duhet te kapercesh male te tera. Kete e tregon edhe libri me pergjigje 300 faqesh me te cilin eshte shteti shqiptar qe aplikoi ne BE dhe qe e di mire se do te kaloje ne nje sprove te madhe.

10. Doja edhe une te thosha dicka vetjake per kete punen procedurale te heqjes se vizave qe u kthen te gjitheve dinjitetin europian. Tashme na duhet te kemi nje qeveri sa me europiane gjykate sa me europiane e me the e te thashe. Ja qe me ka rene ne hise pika dhjete sa ne proporcion me dhjete porosite e Moisiut sa me dhjete pikat e komunistit. Them me mire ta le kete shkrim ne shifren nente te shqiptareve qe nga nente varrat e Gjergj Elez Alise dhe deri te nente malet dhe nente djemte e helmuar te kenges se Doruntines. Ja qe me pelqen te jem vetem shqiptare se bashku me ate shifren e rende prapa duke pritur per te festuar barazine dhe ekuivalencat qe priten dhe priten vetem prej nesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›