E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskriminimi, Panariti: Paragjykimi të mos kthehet në dhune

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër diskriminimit Bashkia e Tiranës, organizoi një takim me shoqata të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e intresave të qytetarëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, duke iu referuar edhe incidenteve të fundit ndëretnike në Maqedoni apeloi për një parandalim të këtyre rasteve, në mënyrë që të mos lejojmë që paragjykimi të kthehet në dhunë.

“Për fat të keq edhe këtë fillim viti, përjetuam shenja të tensionimit të marrëdhenieve të komuniteteve shqiptare dhe maqedonase, në Republikën e e Maqedonisë, të nisura si akte me sfond racist, të vrasjes së një të riu shqiptar apo të dhunimit të nxënësve shqiptarë e më tepër. Ashtu sikundër edhe dëshmon historia jo e largët, e hidhur, konfliktuale e marrëdhënieve midis këtyre komuniteteve, parandalimi i konflikteve është më i lehtë se sa përpjekjet e mëvonshme, për të shuar flakët dhe për të rifilluar proceset e vështira të rindërtimit, pajtimit dhe të vënies së drejtësisë, pa përmendur këtu, kostot e jashtëzakonshme njerëzore dhe shoqërore”, deklaroi Panariti.

Panariti apeloi për nisjen e një procesi dialogu dhe konsultash të vazhdueshme me të gjitha këto segmente të shoqërisë, për të intensifikuar përpjekjet në rritjen e aksesit ndaj vendeve të punës, tokës, të drejtave ekonomike dhe politike. Këto të drejta nuk duhet të jenë kurrsesi vetëm kontigjente të ngjyrës, racës, etnive dhe pa dyshim nuk duhet të shpërndahen në dëm dhe në kurriz të këtyre grupimeve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›