E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademiku Kristo Frashëri shpallet qytetar nderi i Tiranës

TIRANË- Akademiku Kristo Frashëri shpallet qytetar nderi i Tiranës. Vendimi është marrë sot në unanimitet nga Këshilli Bashkiak, pas propozimit të këshilltarëve të majtë.

Akademiku Kristo Frashëri ka luajtur një rol të rëndësishëm, në evidentimin e vlerave historike kulturore dhe qytetare të Tiranës. Ai ka realizuar një sërë studimesh dhe ka botuar shkrime dhe libra për historinë e kryeqytetit.
Profesor Kristo Frashëri është një nga historianët e njohur shqiptarë, me një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë gati 70-vjeçare.

Kristo Frashëri është autor i punimeve të shumta shkencore si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881”; “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Jeta dhe vepra”; “Historia e Tiranës”; “Shpallja e Pavarësisësë Shqipërisë, 28 nëntor 1912”; “Historia e qytetërimit shqiptar” etj.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›