Francë, prokurori: Mohammed Merah pranon krimet
FRANCË- Në Tuluz të Francës po vazhdon operacioni për arrestimin e Muhamed Merah, personit që kreu aktet makabre të vrasjes së tre ushtarëve francezë një javë më parë si dhe katër të tjerëve në një shkollë, mes të cilëve tre fëmijëve ditën e hënë.
Muhamed Merah ka pranuar se është personi përgjegjës për të dy sulmet sipas Prokurorisë Franceze. Ministri i Brendshëm i Francës ka mohuar raportet se Merah është arrestuar. Kanalet televizive të Francës kanë raportuar gjatë paradites se ai ishte arrestuar 12 orë pasi policia kishte rrethuar apartamentin e tij në Tuluz.
Zyrtarët kanë thënë më herët se i dyshuari ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai është i akuzuari i vetëm për vrasjen e tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike në Tuluz, më 19 mars
Policia rrethon autorin e vrasjeve
Ora 10:10 Policia franceze ka rrethuar mëngjesin e sotëm autorin e vrasjeve në një shkollë hebreje në Tuluzë, sic raporton BBC. Mësohet se ai është një 24-vjecar, i cili strehoej në një shtëpi në veri të qytetit, ndërsa zyrtarët e ministrisë së Brendshme deklaruan se ky i fundit ishte i lidhur me Al Kaedën, madje ishte trajnuar edhe në kampet mes Pakistanit e Afganistanit. Gjatë operacionit të policisë për ta kapur, i riu ka bërë rezistencë duke plagosur edhe dy policë. Policia ka thirrur edhe të ëmën që ta bindë të dorëzohet, por ajo ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, ndërkohë që negociatat me të vazhdojnë.
Vetë 24-vjecari ka deklaruar se vrasjet i ka kryer në shenjë hakmarrje për fëmijët e vrarë në Palestinë si dhe për ndërhyrjen ushtarake të francezëve në Afganistan. Claude Gueant, Ministri i Brendshëm Francez ka thënë se pas negociatave me vrasësin, ai ka deklaruar se do të dorëzohet pasdite. Claude, ndër të tjera ka zbuluar edhe identitetin e 24-vjecarit, i dyshuar si vrasësi i 4 personave. Ai quhet Mohammed Merah dhe ka origjinë algjeriane. Sipas ministrit, Merah është i pajisur me një arsenal armësh brenda shtëpisë ku strehoet.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Franca nderon ushtarët e vdekur, Sarkozi: Vrasësi do ndëshkohet Sarkozy: Terrorizmi nuk do ta mposhtë popullin francez Izrael, përcillen në banesën e fundit 4 viktimat e sulmit në Tuluz Foto - Francë, policia rrethon të dyshuarin e vrasjeve në Tuluz