E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskriminimi Uithers: Ligji asgjë nëse nuk praktikohet

TIRANE-Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uithers II deklaroi sot se ligji për diskriminimin në Shqipëri nuk do ketë vlerë nëse nuk do të zbatohet në praktikë. Deklarata e Uithers u bë gjatë një konference rajonale me titull “Për mbrojtjen nga diskriminimi” të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit public për ligjin e ri, ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi’”.

në fjalën e tij në konferencë, Uithers theksoi se “ligji do të jetë asgjë nëse nuk zbatohet në praktikë”.
Në këtë mënyrë, ambasadori iu referua rastit “Klodi”, të riut shqiptar që mori pjesë në një reality shoë nga ku deklaroi dhe prirjet e tij homoseksuale. Në këtë pikë, Uithers nuk kurseu krtikat ndaj politikës shqiptare.
“Politika heshti për rastin “Klodi. Qeveria dhe opozita dinë të bëjnë vetëm retorikë në rastet e homofobisë”, tha Uithers në konferencën me titull “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.
Qëllimi I kësaj konference është shkëmbimi I përvojave rajonale lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe të përvojave positive të strukturave të caktuara për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›