E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça, sot njëtakim vendimtar me Fushajn

TIRANE-Kalimi i Shkëlqim Muçës te Vllaznia nuk është më vetëm një thashethem merkatoje. Tekniku kryeqytetas pritet të takohet sot me presidentin e klubit shkodran Valter Fushaj, duke zyrtarizuar tratativat për një transferim të tij te kuqeblutë. Vetë Muça është shprehur i hapur për një kalim te Vllaznia, duke parë rëndësinë e klubit. Shkodranët synojnë rikthimin në majën e futbollit shqiptar dhe ish-tekniku i Dinamos shihet si personi i duhur për këtë. Takimi i sotëm, në rast se nuk do të surpriza të momenteve të fundit, pritet t'i japë fund enigmës se cili do të jetë pasuesi i Edi Martinit në stolin kuqeblu. Shkëlqim Muça mbeti pa skuadër pas mbarimit të kontratës me Dinamon pak ditë më parë. Ai arriti ta shpallte kampione me një superioritet të padiskutueshëm këtë skuadër, por drejtuesit e bluve menduan të ndryshonin trajner, duke marrë argjentinasin Luis Manuel Blanko.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›