E tërheq lopa me vete, vdes fëmija 11 vjecar

KUKES-Dje pasdite një fëmijë 11 vjecar nxënës i klasës së katërt nga fshati Fshat i Kukësit ka humbur jetën në mënyrë tragjike, kur lopa që po kulloste e ka marrë zvarrë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Burime të policisë thanë se shtetasi “Ndricim Karanxha, 11 vjec kishtë lidhur pas dorës litarin e lopës që po kulloste, kur lopa ka vrapuar duke tërhequr për dhjetra metra zvarrë fëmijën. Fëmija e ka patur të pamundur të ndalojë vrapin e kafshës, e cila e ka tërhequr zvarrë disa dhjetra metra derisa ka ndalur vetë”. Të njëjtat burime bënë me dije se pas ndalimti të vrapimit të harbuar të kafshës, u vërejt se fëmija kishte humbur jetën nga plagët e mëdha në trup.
Fshati ku ndodhi ngjarja e rëndë është një ndër fshatrat më te thellë të Kukësit, ku fëmijët pas mësimit merren me kullotjen e bagëtive si lopë, qingja e keca.
(d.b/News24/BalkanWeb)