E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskutim per punesimin politiken dhe ekonomine ne Shqiperi

Banoret hapin nje teme diskutimi per jeten ne Shqiperi dhe per punesimin e te rinjve. Genta tregon eksperiencat e saj gjate kohes qe ka kerkuar pune duke thene se ajo nuk e ka fituar vendin e punes edhe pse me nota te mira ne universitet e diplome por e ka fituar nje shoqe e saj qe ka qene nder studentet me te dobeta. Franceska e kundershton duke i thene se ndoshta ka qene momenti qe gjate intervistes Genta nuk ka dhene aq sa duhet per te fituar nje vend pune.

Ermali perkrah Genten dhe i thote Franceskes se ne Shqiperi keshtu funksionojne gjerat ku ne pune shkon ai qe njeh dike ndersa ai qe meriton nuk arrin te gjeje nje vend pune. Arbri perkrah Francesken dhe kundershton Ermalin duke thene se tashme Shqiperia ka perparuar dhe gjerat kane ndryshuar. Ermali i kundershton duke thene se Shqiperia eshte qeverisur gjithmone nga persona qe kane pare vetem interesat e tyre personale.

Ne kete menyre biseda kalon ne politiken e dhe diskutimi sa vjen dhe behet edhe me i nxehte. Ermali u thote banoreve me vjen keq se ketu politikanet kane pare vetem interesat e tyre dhe Shqiperia eshte po njesoj. Arbri i thote se kjo nuk eshte e vertete dhe e krahason me sistemin komunist. Ermali i thote se ai po merr jo dy periudhat por vitet e fundit te sistemit demokratik ne vendin tone qe sipas tij nuk ka asnje perparim sepse eshte e disata here qe Shqiperise i refuzohet statusi i anetaresimit ne BE. Kjo ndodh se keta jane te pangopur thote Ermali per politikanet ne Shqiperi.

Keshtu per nje kohe te gjate banoret diskutojne te ndare ne dy grupe Franceska dhe Arbri kundershtojne Ermalin Genten dhe Liamin. Ermali mundohet qe ne terma politike tu sqaroje banoreve te tjere sidomos Franceskes dhe Arbrit situaten politike sociale dhe ekonomike ne Shqiperi. Mua me mjafton vetem te shohe te ardhurat mesatare per fryme per te kuptuar se si eshte gjendja ketu thote Ermali por Arbri dhe Franceska nuk binden me logjiken e tij dhe kundershtojne duke thene se Shqiperia ka ndryshuar shume dhe tashme ofron me shume mundesi punesimi e mundesi te mira jetese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›