E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutime, por dhe gjumë

15/02/10 18:25

Në shtëpinë e re banorët që janë në nominim kanë shkuar të gjithë në dhomën e gjumit dhe po flenë gjumë. Ndërsa ata flenë, banorët e shtëpisë së vjetër ku një pjesë e mirë e tyre janë të rinj, janë mjaft aktivë në biseda e debate. Graciela lan enët dhe ndërkohë diskuton me Klodin për gjëra të ndryshme. Hakiu, Rezarta dhe Erjoni flasin për teatrin dhe kinematografinë. Ata janë ulur te kolltukët dhe Kika sqaron ata për rolet, teatrin, filmimet, aktrimin e gjithçka tjetër që lidhet edhe me profesionin e tij. Ai tregon se si është puna gjatë xhirimeve apo si lozet një rol.
Jashtë bisedat zhvillohen midis Bertinës, Bledarit dhe Valonit. Ata flasin për sjelljen e banorëve brenda në shtëpi. Bertina thotë se përgjegjesia që pati Renato ishte më e madhe pasi ai i përballoi i vetëm pyetjet dhe debatet, ndërsa këta janë njëherësh 5 vetë. Ndër të tjera ata bisedojnë për Pamelën dhe Bertina i tregon Bledit për Pamelën dhe mardhënien mes dy vajzave. Ata flasin edhe për cigaren. Bledi pyet Bertinën a ka pirë ndonjëherë cigare dhe ajo thotë që nuk e ka pirë ndonjëherë, përjashtuar ndonjë rast të veçantë me shoqërinë ose në çaste mërzitjeje. Më pas ata bisedojnë për dy shtëpitë, mobilimin dhe kushtet në to dhe për muzikën e shijet e tyre.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›