E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kutite, per transparencen e zgjedhjeve

Kryetari i PS, Edi Rama ka rikonfirmuar nga Vlora qendrimin e palekundur te partise se tij per te kerkuar hapjen e kutive.
Ne nje takim me gazetaret, Rama ka theksuar se me hapjen e kutive PS kerkon qe t’i behet nje autopsi e plote procesit elektoral te 28 qershorit, qe sipas tij eshte fituar nga e majta. “Ceshtja e hapjes se kutive nuk eshte per te permbysur rezultatin e zgjedhjeve. Ne kerkojme hapjen e kutive per t’u bere transparenca e plote e zgjedhjeve. Ngurimi i PD per te hapur kutite tregon se zgjedhjet jane fituar nga PS”, ka pohuar Rama. Me tej lideri i opozites ka paralajmeruar se nese nuk hapen kutite PS do te rifilloje me protesta masive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›