E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutimet dhe njohja

24/02/10 20:25

Ada dhe Miri diskutojnë për mënyrën se si e kalojnë kohën në shtëpi. Ata mendojnë se bisedat serioze i kanë lënë mënjanë dhe se vetëm dinë të luajnë e të bëjnë shaka. Ada ankohet se askush nuk vjen të ulet e të hapë një temë diskutimi apo të thotë dicka serioze, madje as për të njohur njeri-tjetrin nuk po u jepet më mundësia. Jetmiri i pohon këto fjalë dhe mendon se atë nuk e njeh asnjë dhe se askush nuk ka ardhur ta pyesë për jetën e vet. Sipas tyre, kjo gjë nuk është shumë e mirë, ndërsa Ada shprehet se ata e kanë mendjen vec për tu puthur e për tu përqafuar. Nuk ke se kujt ti tregosh gjë, kur askush nuk ulet për të biseduar- shprehet ajo. Më pas ata fillojnë të diskutojnë për jetën që bëjën në Itali.
Këtë bisedë, Ada e diskuton edhe me Bledin të cilit i thotë se nuk kanë patur më mundësi për të folur. Ai ia kthen se sa herë ajo do dëshirojë të flasin, është e mirëpritur dhe të mos stepet nëse ai është me njerëz të tjerë. Bledi mendon se bisedat vijnë natyrshëm dhe thotë se nëse i pëlqen biseda me dikë, vjen vetë e i flet. Nuk rri dot me persona që nuk më ngjit biseda- shprehet ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›